Kryesore

Facebook e quan “Fake News” statusin e Ramës për maskat: Publikoi informacion të rremë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 18/10/20 |
mapo.al

Kryeministrit Edi Rama i është vëna pulla e kuqe nga Facebook në një postim të tijin në rrjetit social më të përdorur në botë.


Në datën 15 tetor, Rama bënte thirrje për vendosjen e maskave, teksa postonte disa foto, ku shkruante se ishin të pandemisë në vitin 1918.


“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”– shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.



Por, rrjeti social Facebook i ka vendosur një shenjë duke e cilësuar si lajm të rremë.


“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës.


Postimi i Ramës që solli reagimin e Facebook

Por, ç’kuptim ka kjo dhe si funksionon identifikimi i një fakenews-i nga Facebook?
Facebook ka nisur një fushatë për të identifikuar lajmet e rreme. Kjo gjë bëhet me anë të një pale të tretë, që janë verifikuesit, fact-checkers. Ata lënë shënime në shumë postime, duke vënë në dijeni edhe platformën mbi vërtetësinë e çdo informacioni.

Për rrjedhojë, në momentin kur ju postoni diçka që ka të bëjë me një histori apo thënie, Facebook-u do t’ju lajmërojë që postimi që po bëni është “fake”, nëse është i tillë. Këtë fakt, do ta dijë edhe çdo person që shikon postimet tuaja.


Etiketa: , , , ,

Pas