Teknologji

Facebook eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve






               Publikuar në : 12:33 - 04/09/19 |
mapo.al

Pëlqimi ka qenë një funksion kyç në Facebook prej mëse një dekade. Përdoruesit vazhdimisht janë ankuar se po i bën të ndihen keq sepse shqetësohen nëse postimet do të marrin mjaftueshëm pëlqime.


Facebook është duke elaboruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve. Një hulumtuese aplikacionesh, Manchun Wong, gjeti një kod brenda aplikacionit Facebook të Android i cili fsheh numrin e saktë të pëlqimeve që ka marrë një postim, për të gjithë, me përjashtim të publikuesit të postimit.

Rrjeti social Facebook konfirmoi për “TechCrunch” se është duke konsideruar një testim lidhur me fshehjen e numrit të pëlqimeve por ende nuk ka filluar.

Si rezultat përdoruesit janë të prirur të mos postojnë përmbajtje të cilat nuk marrin shumë pëlqime. Madje edhe mund të fshijnë gjëra të cilat nuk marrin mjaftueshëm pëlqime. Duke eliminuar numrin e pëlqimeve, “Facebook” mund të heqë këtë presion.

Rrjeti social është i gatshëm të bëjë çdo gjë nëse kjo i çon përdoruesit drejt postimit të më shumë përmbajtjeve dhe të shpenzojnë më shumë kohë në platformë sociale.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas