Bota

“Facebook” reagon për transmetimin ‘live’ të masakrës në Zelandë




               Publikuar në : 12:25 - 15/03/19 |
mapo.al

“Facebook” ka fshirë llogaritë personale të vrasësit të 49 besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al Noor të Christchurch, i cili i transmetoi live për 17 minuta pikërisht në këtë rrjet social. “Facebook” konfirmoi se u vendos në dijeni për këtë akt mizor të 28-vjeçarit Brenton Tarrant nga policia e Zelandës së Re. Më tej, gjiganti i rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet edhe për familjarët e viktimave.


“Zemrat tona shkojnë tek viktimat, familjet e tyre dhe komuniteti i prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi me një video në “Facebook” pak pasi filloi sulmi dhe ne shumë shpejt hoqëm edhe llogaritë e sulmuesit në “Facebook” dhe “Instagram” “– deklaroi në një email për Business Insider drejtuesja e “Facebook” në Australi dhe Zelandën e Re, Mia Garlick.

Videoja, e cila u arrit të sigurohej nga Daily Mail nga llogaria personale e një tjetër atentatori, Scott Morrison, tregon pamje apokaliptike, njerëz të shtrirë, të vdekur e të plagosur, si dhe gjurmë tronditëse gjaku.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas