Teknologji

Facebook ka transkriptuar bisedat zanore të përdoruesve






               Publikuar në : 17:40 - 22/08/19 |
mapo.al

Rrjeti social “Facebook” ka paguar qindra nënkontraktorë për transkriptimin e bisedave të disa përdoruesve, ka zbuluar sot Bloomberg, edhe pse rrjeti i parë social në botë ka hedhur poshtë prej shumë kohësh të ketë vepruar kështu.


Në një deklaratë të transmetuar në agjencinë financiare, “Facebook” ka pranuar se kishte transkriptuar regjistrime zanore të bisedave me autorizim të përdoruesve, por konfirmoi se i kishte dhënë fund kësaj praktike.

“Ashtu si Apple apo Google, ne kemi ngrirë praktikat në lidhje me dëgjimin e regjistrimeve zanore nga njerëzit javën e kaluar”, theksoi rrjeti social. “Facebook” shpjegoi se ka pasur autorizim, për të proceduar në transkiptimin e bisedave nga përdoruesit e aplikacionit Messenger.

 


Etiketa: , , ,

Pas