Botuesi i “55” Fahri Balliu ka reaguar për arrestimin e të birit, Klevis Balliu.
Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë, ndërsa sot u la i lirë nga gjykata. Ish-deputeti i PD, u përplas me policinë gjatë protestës së të martës tek zona e Astirit.
Duke folur në “Top Talk”, pasditen e sotme, Fahri Balliu tha se arrestimi ishte i padrejtë dhe se drejtorët e policisë kishin marrë urdhër politik. Po kështu ai përmendi si argument se janë të lirë trafikantë droge, ndërsa arrestohet i biri i shkolluar jashtë vendit.
“Një gjë mund ta them me bindje: Të çojnë prapa hekurave, e nëpër gjykata djemtë që kanë studiuar në Londër dhe që janë si Klevisi, apo qindra të tjerë që nuk po gjejnë përgjigje në Shqipëri është një trishtim shumë i madh”, tha publicisti Fahri Balliu.
Më tej ai u shpreh se “nga pikëpamja shoqërore, nuk ka rëndësi nëse është i Fahriut apo i dikujt tjetër, por kur gjithë trafikantët e drogës i ke rrugëve, edhe për hajdutët e Rinasit që skemi asnjë lajm, megjithë këto të zeza, shkojmë çojmë deputetët e opozitës në dyert e gjykatave është një trishtim shumë i madh”.
Sipas tij policia ka qenë nën presion për të arrestuar Klevisin. Madje për këtë tha se ka edhe dokumente. “Policia ka luajtur një rol ekstremisht negativ, në gjithë këtë histori. Ne zotërojmë me dokumenta të gjithë dhe në momentin e duhur do i shpallim. Unë jam gazetar, dhe di t’i lexoj veprimet. Një shëmti, e gjitha një histori që nuk na nderon, na turpëron, por turpi është i qeverisë dhe i atyre që i shkaktojnë dhe që u bëjnë presion duke u nisur nga fuqia e postit dhe e mandatit të vjedhur. U bëjnë presion drejtorëve të policisë, shefave të rendit, prokurorisë, i dimë emrat e të gjithëve”, tha Fahri Balliu.
Pse i fshin komentet o gazrta Mapo.apo nuk te bien per shtat ty dhe shokeve tu si Fari Balliu.
SHkrimi i Faros eshte skandaloz. Si te arrestohet djali i tij qe na qenka shkolluar ne Angeli.Po ky nuk ka pare se si veprohej atje si behej demostrata ku behej a merrej leje apo si te vijne.Kushi drejtonte.etj etj.Djali i faros me qe paska studiuar ne Angli pse nuk udheheq per se mbari.por i fryen zjarrit per se prapi.Keto veprime qe Klevisi po ben tash me shume se tre muaj jane te ligjeshme apo te jashe ligjeshme.Te besh te fortin se na qenke ishdeputet.
Te godasesh policine eveprime te tjera si keto.ku te qojne.Kur ishe gazetar i Zerit te popullit thoje qe qojne uje ne mullirin armik.Ishalla te vejne mend tjera ty dhe tet biri se me keto nuk shkohet as ne WC.