Kryesore

Fahri Balliu sulmon Ridvan Boden: Njerëzit e tij nuk punuan për PD në Korçë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:07 - 30/04/18 |
mapo.al

Drejtuesi i Shtëpisë Botuese ‘55’, Fahri Balliu, të hënën, deklaroi se kritikat e drejtuara kundrejt kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë burim hipokrizie nga ish-drejtues të kësaj force politike.


Balliu tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se kritikat ndaj kreut të PD-së nuk janë thjesht për çështje statuti apo morali politik, por për interesa të tyre personale. Balliu deklaroi se të gjithë njerëzit e Ridvan Bodes në Korçë nuk punuan për PD në zgjedhjet e kaluara. Ai kritikoi edhe ish-ministren Majlinda Bregu. “Nuk mund të jetë kritike për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, Majlinda Bregu sepse ka 3 vjet që punon për Edi Ramën. Ajo është investim i qeverisë në këto tre vjet”, – u shpreh ai.


 






Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas