Aktualitet

“Fajin e ka Saliu” – Berisha i përgjigjet Nanos, duke i kujtuar sulmet ndaj Ramës (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 05/02/21 |
mapo.al

Sali Berisha i kundërvihet sulmeve të djeshme të ish-kryeministrit Fatos Nano, në emisionin Opinion, përmes një videoje ku ai ofendon kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, teksa e konsideron të pamoralshëm dhe hajdut.






“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”, – shprehet Nano në videon e nxjerrë nga arkivat.


Krahas videos, Berisha shkruan: Miq, fajin e ka Saliu!





Risjellim në vëmendje se dje, Nano e konsideroi rolin e Berishës në politikën shqiptare si konfliktual.

Lexo edhe :  Krim në familje në Elbasan/ Ish-polici ekzekuton bashkëshorten me kallashnikov


“Njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sali Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambiciet e veta. Është e pamundur të kesh një proces paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën”, – tha Nano.


“Berisha u mor personalisht me burgosjen time, në 21 janar pushoi së qeni politikan”, – vijoi ai.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas