Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë së fundmi një video në “Instagram” ku tregon udhëtimin e saj me biçikletë drejt punës. Mirëpo, një ndjekëse nuk ka ngurruar t’i përmendë luksin në të cilin jeton, si dhe të shkuarën e saj. Alketa nuk e ka mohuar aspak të shkuarën, por ka shfrytëzuar rastin që t’i japë një “mësim” të mirë komentueses.
“Duke shkuar në punë me biçikletë nga rruga e Parkut të Liqenit. Kjo është rruga ime e preferuar në kryeqytet”-ka shkruar Alketa krahas videos. “Sa larg e ke punën me shtëpinë, se besoj të shkoni me biçikletë ju që keni makina të mira. Bëre një xhiro, mirë bëre, se kujton fëmijërinë, po bukë me vete ke marrë dhe ujë me akull, si ne fakiret?”-i ka shkruar ndjekësja.
“Bukë me vete nuk marr, sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me plumbat në majë të kokës në ‘97, në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një Golf Wolsvagen të përdorur, të vjetër dhe pa ajër të kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo Ferrari”-i është përgjigjur Alketa.
https://www.instagram.com/p/B0I1vK8nASt/