Aktualitet

“Faktet e reja do bëjnë të harrohet dosja 184″/ Presidenca fton Ulsi Manjën: Eja nesër në konferencë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 19/02/20 |
mapo.al

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, paralajmëron fakte edhe më tronditëse se dosja “184” e vjedhjes së votave në Dibër. Zëdhënësi i Metës fton deputetin socialist, Ulsi Manja, të cilin e cilëson si zëdhënës të dosjes së Dibrës, të marrë nesër pjesë në konferencën për shtyp të Presidentit Meta. Gjithashtu, Blushi i bën me dije Manjës se Meta e pret nesër në Presidencë për t’i dëgjuar nga afër këshillat e tij.


Reagimi i Blushit:
Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi!



Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!


LEXO EDHE: 

”Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën”/ Ulsi Manja ironizon: Takohuni dhe ulni gjakrat


Etiketa: ,

Pas