Nga Ervis Iljazaj
Tashmë që është emëruar ambasadori i ri amerikan në Shqipëri dhe Donald Lu do të largohet, është koha për të bërë një bilanc të misionit të këtij të fundit në vendin tonë.
Donald Lu, ndoshta është ambasadori më i përfolur në opinion publik dhe politik shqiptar për shkak të protagonizmit të tij. Që në momentet e para të tij në Shqipëri, qëllimi kryesor i misionit ishte ai i reformimit të drejtësisë.
A ia doli Ambasadori Amerikan në misionin e tij.
Përtej çdo debati dhe këndvështrimi, Ambasadori Donald Lu, është ambasadori që ka bërë më shumë se kushdo për drejtësinë shqiptare. Por, puna e tij mbeti ende e pambaruar. “Peshqit e mëdhenj” ngelën të qetë në oqeanin e tyre të pushtetit. Lufta ndaj korrupsionit u zhvillua në nivele të ulëta, apo shumë nga nismat e ndërmarra me insistimin e tij nuk shkuan deri në fund. Megjithatë, puna e nisur nga Donald Lu, dhe ajo që ai la pas për drejtësinë shqiptare, është patjetër për t’u përshëndetur.
Është e kotë të kujtosh se, Reforma në Drejtësi është vepër totalisht e tij. Me imponim totalisht amerikan dhe personal të Lu, tashmë ne kemi një Reformë kushtetuese që reformon totalisht drejtësinë shqiptare. Mund të ketë vonesa dhe pengesa, por herët apo vonë reforma do të zbatohet, duan apo s’duan politikanët shqiptarë. Ajo tashmë është pjesë e Kushtetutës sonë.
Vettingu është një proces, ku shpeshherë është anatemuar, ndonjëherë janë bërë edhe batuta me këtë proces të drejtësisë, duke u përpjekur që ta përqeshin apo ta konsiderojnë një absurditet, i cili nuk do të jepte asnjë nga rezultatet e dëshiruara.
Asnjëherë më parë, nuk e kishim menduar që e gjithë trupa gjyqësore shqiptare do të futej në një kontroll të tillë të pastërtisë të figurës së tyre, dhe kjo ndodhi falë Reformës në Drejtësi dhe procesit të vettingut që ajo parashikon. Në këtë kuptim, vettingu përbën padyshim një proces historik, dhe një precedent që po themelon nga e para të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare.
Efektet e tij janë të prekshme që në këto momente. Duke qenë se një nga problematikat më të mëdha të drejtësisë shqiptare ka qenë korrupsioni galopant në këtë pushtet, Reforma në Drejtësi ka arritur të bëjë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve apo prokurorëve. Procesi i vettingut sapo ka filluar, shumë nga magjistratët shqiptarë kanë dhënë dorëheqjen dhe procesi duket në rrugë të mbarë.
Në këtë aspekt, ajo që mund të thuhet është fakti se hetimi pasuror i gjyqtarëve është marrë seriozisht. Jo vetëm kaq por, ka raste kur procesi nuk mjaftohet vetëm me vettingun, por edhe me hetimet penale që hapen kundër gjyqtarëve apo ish-gjyqtarëve të caktuar.
Gjithashtu, Donald Lu, ndoshta është ambasadori i vetëm në Shqipëri që ka përmendur me emër dhe mbiemër grupet kriminale, dhe personat e inkriminuar. Ndonjëri prej tyre është arrestuar edhe si presion i Ambasadës Amerikane. Në këtë drejtim, Donald Lu ka shkuar përtej. Të gjithë e mbajmë mend etiketimin e disa deputetëve, kryebashkiakëve, apo kandidatëve, të cilët i ka përmendur me emër dhe i ka etiketuar si të pakandidueshëm. Sot, këta persona nuk janë më pjesë e politikës shqiptare.
Kështu e nisi misionin e tij Donald Lu dhe kështu e përfundoi, duke bërë thirrje për arrestimin e një nga kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri. Para dy ditësh, në një konferencë për shtyp, drejtoi kritika të qarta kundër qeverisë dhe policisë që s’kanë bërë asnjë gjë në këtë drejtim.
Ndoshta, prisnim që vetë Lu të arrestonte njerëz, apo të bënte roli e prokurorit, por kjo është e pamundur në një vend të pavarur. Aq më tepër me një klasë politike si kjo e jona që kontrollon çdo aspekt të jetës publike, dhe s’ka ndërmend ta lërë atë.
Sigurisht, si të gjithë ambasadorët dhe ndërkombëtarët në Shqipëri ka mëkatet e tij, por, shqiptarëve nuk u mbetet asgjë tjetër veçse t’i thonë- Thank you Donald!
Reforma kushtetuese për drejtësinë u miratua me “konsensus” të plotë në parlament, vetëm pas këmbënguljes së opozitës dhe një pjese të qeverisë (LSI) që ajo t’ju përmbahej rekomandimeve të Komisionit të Venecias , kurse varianti Xhafa-Lu që nuk i përmbahej atyre rekomandimeve u hodh poshtë .
Është tjetër gjë, që mazhoranca, apo më saktë Edi Rama, me miratimin e ligjeve për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, e ktheu reformën në drejtësi në pikën e mëparshme para ndryshimeve kushtetuese.
Ka gjithashtu edhe diçka tjetër që nuk i shkon llogjikës së ligjeve demokratike.
Z.Iljazaj përshëndet ambasadorin amerikan, si “heroin” kryesor të reformës në drejtësi.
Nuk besoj që të ketë në Kushtetutën e Shqipërisë ndonjë nen, që ja jep të drejtën një ambasadori të cilitdo vendi të huaj, që të vihet në krye të një reforme veçanërisht kaq rë rëndësishme sa ç’është reforma në drejtësi.
Një ambasador mund të nxisë kryerjen e reformave në shtetin ku është deleguar, por kursesi nuk e ka të drejtën që të drejtojë vetë reformën..
Shqipëria ka një histori jo fort të largët, kur për 45 vite,drejtësinë e bënte lideri i partisë shtet, pra diktatura enveriste. Nisur nga ky fakt historik, e nga faktet e shumta aktuale që vizatojnë portretin e kryeministrit Rama, si një politikan që i ka vënë vetes si qëllim, marjen e gjithë pushteteve, përfshirë drejtësinë e median, vetëm fakti që z.Lu e ndihmoi Ramën që të emëronte ai kryeprokuroren, e ve në një dyshim të madh “kontributin” e ambasadorit amerikan, që në të njëjtën kohë ka dhënë shenja se nuk e mbështet presidentin e ri të zgjedhur të SHBA, njëlloj si Rama.
Jo më kot është bërë objekt humori në opinionin publik shqiptar, metafora e “peshqëve të mëdhej që notojnë në oqean”, kur shohin se “peshqit e mëdhej” të korrupsionit e krimit takohen e përgëzohen nga ambasadorlt.
Jo vetëm e pambaruar, por edhe e sakatuar, e futur në rrugë pa krye, ku do të duhen shumë vite për ta ribërë nga e para. Kjo ndodhi sepse rama e deshi për vete këtë lloj drejtësie , duke shkelur mbi Kushtetutën, ligjet mbi të cilat u ideua, që ishin edhe rekomandime të Venecias etj. Prandaj, gjithçka është bërë deri tani i ngjan një mish- mashi që i mungon fillimi dhe fundi. Populli nuk sheh asnjë rezultat, asnjë sukses apo përparim. Vetëm se na lanë pa këtë institucin kaq të rëndësishëm dhe se qeverria mund të punojë njësoj si qoftëlargu Enver me urdhëra partie nepërmjet çurykëve, servilëve, yesmenve e sekserëve. Ky është rezultati. Peshqit e mëdhenj gëzojnë shëndet të plotë, pavarësisht nga thashethemet që kanë qarkulluar prej një viti nga ata që falnderoni ju z. Ervis. Duhet t’referohemi shprehjes: “ Asgjë nuk është ashtu siç duket e flitet.” Kjo i shkon shumë për shtat situatës ku ndodhemi. Fundi daltë hajër!