ShowBizz

“Faleminderit që je shembulli më i mirë’, me fjalë prekëse Kim Kardashian uron të ëmën për ditëlindje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:46 - 05/11/20 |
mapo.al

Sot, Kris Jenner feston 65-vjetorin e lindjes së saj dhe nuk ka vonuar në rrjete sociale urimi i parë nga vajza e saj, Kim.






40-vjeçarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram disa foto me të ëmën, teksa është përpjekur të gjejë fjalët e duhura për t’i shprehur dashurinë e për ta falenderuar.


Kim i është mirënjohëse mamasë që e ka mësuar si t’i bëjë ballë jetës, të jetë një femër e fortë dhe të ketë etikë në punë.





“Mami! Ti je 65 vjeçe sot dhe s’je dukur ndonjëherë më mirë! Me të vërtetë nuk e kuptoj si e bën këtë! Ti e bën jetën të duket kaq e thjeshtë, duke rritur 6 fëmijë, duke ngritur një perandori dhe duke qenë një mama e vëmendshme dhe një mikeshë e ngushtë.



Do të të jem gjithmonë mirënjohëse për aftësitë që na ke dhënë në jetë. Faleminderit që je shembulli më i mirë, që na ke dhënë etikë pune dhe shumë dashuri! Të të them “Të dua” nuk mjafton! Gëzuar ditëlindjen!”– ka shkruar Kim.



 

Dy ditë më parë, si një mama “luaneshë”, Kris i doli publikisht në mbrojtje vajzës së saj Kendall pasi e kryqëzuan për festën gjigante të ditëlindjes.

Ajo u shpreh se të gjithë kishin respektuar protokollin anti-Covid dhe askush nuk u vu në rrezik.

 

1


Etiketa: , ,

Pas