Kompania ajrore hungareze “Malev” ka ndalur fluturimet, pas 66 vitesh në treg, pasi situata financiare e saj është ishte bërë e paqëndrueshme. Deklarata është bërë nga kreu ekzekutiv Lorant Limburger gjatë një konference për shtyp. Ky veprim ka ardhur pasi Komisioni Europian ka urdhëruar kompaninë për të paguar borxhet e dhëna gjatë viteve 2007 – 2010, të cilat arrinin në shifrat 130 milionë euro, të barabarta më të ardhurat e kompanisë për të gjithë vitin 2010. “Malev” ka pasur të punësuar 2 600 persona dhe përfaqësonte rreth gjysmën e trafikut ajror të aeroportit “Liszt Ferenc” në Budapest. Kompania, e cila u shit tek investitorët rusë në vitin 2007 dhe u riatdhesua në vitin 2010 – ku shteti bleu 95% të aksioneve – regjistroi humbje prej 24.6 miliardë forinta, pavarësisht se pritshmëritë kanë qenë të mira. “Ndonëse u përpoqëm të bënim më të mirën, me hidhërim duhet të deklarojmë ndërprerjen e të gjitha shërbimeve tona, duke nisur nga data 3 shkurt”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Lorant Limburger. “I përballur me një situatë të vështirë ekonomike, bordi drejtues urdhëroi sot përfundimin e operacioneve. I ofrojmë ndjesën më të thellë të gjithë pasagjerëve tanë”, tha ai. Lajmi për falimentimin e “Malev” vjen disa ditë pasi kompania spanjolle “Spanair” shpalli gjithashtu përfundimin e operacioneve, pas ndërprerjes së subvencioneve qeveritare, për shkak të krizës ekonomike. “