Aktualitet

Falsifikoi diplomën për Lotarinë Amerikane, lihet në burg 41-vjeçari






               Publikuar në : 12:10 - 24/08/19 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Agron Selmanin, i cili u arrestua të mërkurën, sapo doli nga Ambasada Amerikane pas intervistës për të marrë vizën.


Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes Lotarisë Amerikane, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër. Diploma rezultoi se ishte false, pasi Selmani nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.

Mësohet se prokuroria i është paraqitur gjykatës me dy kërkesa të ndryshme. Ditën e djeshme në sekretari u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në arrest shtëpie, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për arrest me burg, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata.


Etiketa: ,

Pas