Bota

Falsifikoi vdekjen e saj për t’u arratisur nga manastiri, historianët bien në gjurmët e murgeshës ‘kokëkrisur’







               Publikuar në : 11:21 - 12/02/19 |
mapo.al

Një ekip historish mesjetarësh që punojnë në arkivat në Universitetin e Jorkut kanë gjetur së  fundmi dëshmi sesi një murgeshë  në  shekullin e XIX-të  ka falsifikuar vdekjen e saj, me qëllimin për  t’i shpëtuar manastirit dhe të  ndjekë, sikurse e përshkruan kryepeshkopi i kohës, “dëshirën e trupit”.


Arkivistët  u njohën me mashtrimin e murgeshës Joan nga një  shënim margjinal i shkruar në  latinisht dhe i varrosur thellë  në  një nga 16 regjistrat që  përdorej për  të  regjistruar aktivitetin e kryepeshkopëve të New  Jorkut ndërmjet viteve 1304-1405.

Kryepeshkopi William Meton, në  një  letër drejtuar dekanit të  Bervely-t, shkruante asokohe:  “Joan ka hedhur padyshim poshtë  mirësinë  e fesë dhe modestinë  e seksit të  saj. Një  mendje e keqe që  simulon sëmundjen trupore e çoi atë të hiqej si e vdekur.  Ajo nuk kishte frikë  për shëndetin e shpirtit të  saj. Me ndihmën e shumë bashkëpunëtorëve, keqbërësve, krijoi  një  manekin të  ngjashëm me trupin e saj. Ajo nuk u stopua nga asnjë  lloj ndjenje faji për të  siguruar varrimin e supozuar të saj në  një hapësirë  të  shenjtë  midis feve të  atij vendi.”

Në  shkrimet e gjendura, nuk shkruhet asgjë për kthimin e Joanit në  manastir, por, pavarësisht kësaj, historiania Sarah Rees Jones e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm zbulimin e kësaj historie.

“Ka mjaft raste të këtij lloji, ku murgeshat largoheshin nga shtëpia fetare për të  krijuar marrëdhënie e për t’u martuar. Shumë  prej tyre i përkushtoheshin fesë  gjatë  moshës së adoleshencës, por më  pas ato pendoheshin për diçka të  tillë”, është  shprehur historiania Jones.

Disa prej regjistrave të kryepeshkopëve, që janë botuar në të kaluarën, përgjithësisht hasen të pandryshuara nga latinishtja. Falë  financimit nga Këshilli i Kërkimeve të  Arteve dhe Shkencave humane me 1 milion euro, Instituti Borthwick për Arkivat në  Universitetin e New Jorkut në  partneritet me Arkivat Kombëtare po punon momentalisht për përkthimin e 16 prej tyre si edhe për t’i bërë  lehtësisht të  lexueshme online.

Regjistri ku u gjenden detajet e historise se murgeshes 

/Gazeta Mapo/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas