Falsifikonin viza, cilët janë dy efektivët e policisë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve

Një ditë pasi policia goditi një rrjet trafikantësh që merrej me falsifikimin e vizave në kryeqytet, është zbuluar identiteti i dy policëve të përfshirë në të.

Dy efektivët e ndaluar për këtë ngjarje janë dy shtetasit Arian Uku dhe Entela Çala.



“Mbi ngjarjet e ndodhura në Qarkun e Tiranës dhe rezultatet e shërbimeve të policisë në kontrollin e territorit të këtij Qarku, për datën 14.05.2018, SHÇBA njofton se: Më datë 14.05.2018, ora 19.00, u ndaluan shtetasit Arian Besnik Uku dhe Entela Seit Çala, të datëlindjes 26.08.1979 dhe 05.06.1975, banues në Tiranë, me arsim të lartë, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, sepse Prokuroria për Krimet e Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka nxjerrë urdhra ndalimi ndaj tyre, pasi dyshohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Nenet 189, 190, 283/a, 298 dhe 333/a të K.P.O.p.gj, Astrit Latifi”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Deri më tani, lidhur me këtë operacion, janë lëshuar 14 urdhërarreste, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm 7.

Mësohet se baza e grupit kriminal, që dispononte dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, ishte në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Kujtojmë se në pak kohë ky është operacioni i dytë i ndërmarrë kundër falsifikatorëve të vizave, siç ishte edhe rasti i një grupi kriminal që u shkatërrua pak kohë më parë. Rrjeti i godotur më herët merrej me falsifikimin e vizave për në Britani, SHBA e Kanada, dhe kishin dërguar si klandestinë plot 1 mijë shqiptarë. Nuk dihet ende nëse grupi i goditur sot, pjesë e të cilit rezultojnë të jenë 13 persona, ka lidhje me rrjetin e sipërpërmendur.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252