Familja e çuditshme dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun, “Adams”, do të rikthehet pas 28 vitesh në ekran, në version të animuar.
Conrad Vernon ka bërë bashkë disa aktorë të famshëm, mes tyre dhe Charlize Theron, e cila është zëri i karakterit të Mortisias. “Mendoj se ka diçka frymëzuese rreth kësaj familjeje që është kaq ndryshe, kjo duhet të na frymëzojë të gjithëve”-është shprehur Theron për mediat e huaja.
Filmi do të ketë premierën e tij më 11 tetor. Kujtojmë se familja mitike me tetë anëtarë u shfaq fillimisht në vitin 1988 si një serial komik i animuar. Ndërsa në vitin 1991 erdhi me një version filmi me metrazh të gjatë.