Aktualitet

Familja e Artan Cukut kërkoi 1 mln € dëmshpërblim, Administrativja e rrëzon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:09 - 16/06/21 |
mapo.al

Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-komisar Artan Cukut.






Familjarët i kërkuan Ministrisë së Brendshme dëmshpërblim në shumën e 1 milionë eurove për humbjen e familjarit të tyre, ish-efektiv i Policisë së Shtetit, i cili ishte kërcënuar dhe më parë, por institucionet nuk kishin marrrë masa.


Gjykatat Administrative e rrëzoi sot kërkesën me argumentin se nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë shteti me vrasjen e tij.







***



Ish-kryekomisari Artan Cuku u vra më 8 prill të vitit 2017 në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial.



Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohën kur ka qenë drejtues në Vlorë.

Deri tani i vetmi i arrestuar për vrasjen është Mikel Shallari, ekzekutori i dënuar me 10 vite burg, ndërkohë Bledar Jambelli për të cilin prokuroria ngriti akuzën si porositës u arrestua në dhjetor të vitit 2018 në Greqi, por më pas u la i lirë nga gjykata greke.

Sipas prokurorisë 38-vjeçari Jambelli e urdhëroi vrasjen e kryekomisarit për shkak se ai e kishte arrestuar në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Mikel Shallari ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu porositësin.

1


Etiketa: , , , ,

Pas