Aktualitet

Familja e Cristiano Ronaldos dhe Georginas sapo u shtua me anëtarin më të ri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 27/03/21 |
mapo.al

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë.






Ata ndajnë shpeshherë momente nga jeta e tyre private me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.


Së fundmi, Georgina ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram ardhjen e një anëtari të ri në familjen e saj. Ajo i ka uruar mirëseardhjen publikisht qenit që i ka vënë emrin ‘Antonia’.









“Antonia, ‘La Toñi’ për miqtë”, ka shkruar modelja krahas fotos së qenushit.



Kanë qenë të shumtë ata që kanë komentuar në këtë postim, ndër to edhe motra e Xhorxhinës.

“Halla jote Ivi të do”, shkroi Ivana, motra e Xhorxhinës.

Më herët çifti i njohur kanë pozuar në tarracën me pamje nga Torino me fëmijët e tyre mes balonave dhe lojërave shumëngjyrëshe, ku dukeshin mjaft të lumtur.

Lexo edhe :  Ronaldo gjen golin, Manchester United mposhtet në Champions League

“Pasdite dashurie pas një dite të vështirë. Sot ne festojmë si çdo ditë që e duam shumë ”, mbishkrimi me të cilët modelja shoqëroi fotot.

Çifti duken se e duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe këtë gjë ata nuk ngurrojnë që ta shfaqin publiksht për fansat e tyre, duke shkëmbyer zemra apo dedikime dashurie.

“Çdo ditë ne festojmë dashurinë tonë”, thotë modelja. Nga ana tjetër, kampioni i futbollit shkruan: “Një moment i çmuar”.

Nga ana tjetër, fëmijëve të tyre nuk u mungon vëmendja, pasi shpesheherë shohim se si dyshja u përkushtohet maksimalisht. Mund të themi se e gjithë kjo panoramë lumturie dhe dashurie është kaq e përsorur deri në detaje.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas