Aktualitet

Familja e prekur në Fier/ Burri punonte si shofer furgoni për mallrat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 08/04/20 |
mapo.al

Një familje është prekur nga koronavirusi në lagjen “15 Tetori” në Fier. Burime bëjnë me dije se është infektuar një familje me 6 anëtarë, 5 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.


Mes personave të prekur ka edhe fëmijë, ndërsa ka nisur dizinfektimi i lagjes dhe banesës, e cila është një shtëpi private.


Ajo që e bën dhe më alarmante situatën është se kryefamiljari është një shofer furgoni mallrash dhe ka pasur kontakte të shumta dhe në dyqanet e qytetit.


Asnjë nga anëtarët e familjes nuk ka pasur historik udhëtimi me jashtë vendit, çka të bën të dyshosh se ka qenë pikërisht kryefamiljari ai që është infektuar i pari mes anëtarëve.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas