‘Familja ime e bukur u vra në hotel, ndërruan jetë në çast’

Një avokat britanik humbi gruan dhe dy fëmijët në sulmet terroriste në Sri Lanka. Ben Nicholson, 43 vjeç, u filmua teksa endej rrugëve të Kolombos me një këmishë me gjak në përpjekje për të mësuar diçka më shumë për familjen e tij në mesin e masakrës së Pashkëve, ku humbën jetën të paktën 300 persona.

E shoqja, Anita, 42 vjeç, djali Alex, 14 vjeç dhe e bija, Annabel, 11 vjeç, u vranë nga sulmi kamikaz në një restorant në hotelin luksoz Shangri-la në Kolombo. Gjithçka ndodhi kur dy kamikazë u futën brenda në hotel dhe hodhën veten në erë.



Avokati i famshëm tha se familja e tij e bukur, inteligjente dhe e talentuar u shua menjëherë.

Në një deklaratë, ai tha se “ata vdiqën në çast, pa vuajtje dhe pa dhimbje”.

Ata ishin me pushime familjare kur u gjetën në mes të sulmeve terroriste, për të cilat autoritetet fajësojnë një grup islamik pak të njohur. Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur ndihmë ndërkombëtare.

“Jam i shkatërruar nga humbja e gruas dhe fëmijëve të mi. Anita ishte një gruaja e mrekullueshme, perfekte, brilante, një mama e dashur dhe frymëzuese e dy fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Këto pushime ishin një testament i pasionit të Anitës për udhëtimet”.

“Alex dhe Annabel ishin fëmijë fantastikë, të talentuar dhe të zgjuar. Ne ishim krenarë për ta dhe mezi prisnim t’i shihnim të rritur. Ata dhe mamaja e tyre kishin aftësinë që të ndriçonin çdo vend ku futeshin dhe sillnin gëzim në jetën e kujtdo me të cilin kishin kontakt”.

Ky lajm vjen pasi është konfirmuar se miliarderi Anders Holch Povlsen humbi tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankas. Një zëdhënës i Povlsen, njeriut më të pasur në Danimarkë dhe pronarit më të madh të tokave në Skoci, konfirmoi lajmin, por nuk tha se cilët nga katër fëmijët kanë humbur jetën.

Miliarderi ishte bashkë me gruan dhe fëmijët me pushime. Ai, e shoqja dhe një fëmijë i mbijetuan sulmeve.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252