Familja e Shpresa Guces në Durrës nuk është futur ende në banesë, ndonëse ka kaluar një vit nga tërmeti që i la pa një çati mbi kokë.
Kjo familje po mbijeton në çadër, dhe së fundmi në një kontejner. E si për të mos u mjaftuar me kaq, kryefamiljarja thotë për ABC se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shteti.
“Qëkur kanë dalë bonuset unë nuk kam marrë fare bonus. Asnjë ndihmë nga shteti! As edhe një mijë lekë! As na shikon njeri me sy. Asnjë përgjigje! Tallen me ne, jemi në dorë të Zotit…Çfarë kanë kërkuar letra, unë i kam çuar. Gjasme na erdhi ai i komunës, “do ju japim një bonus për lekë”, u bënë dy muaj asgjë. Nuk kam marrë bonus qiraje fare unë’ – thotë Shpresa Guce.