Kronika

Familja u shua nga koronavirusi, i afërmi: Babai dhe djali vdiqën në një ditë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:05 - 06/03/21 |
mapo.al

Opinioni publik në Rubik dhe në mbarë vendin u trondit sot nga lajmi i shuarjes së një familje nga koronavirusi brenda pak ditësh.





Hamit Cara, Dushe Cara, dhe djali i tyre i vetëm Alban Cara ndërruan jetë njëri pas tjetrit, pasi ishin të infektuar me COVID-19.


Një i afërm i tyre ka deklaruar se brenda ditës vdiqën djali dhe babai. Ndërsa për gruan thotë, se më parë i ka vdekur edhe vëllai nga koronavirusi.




Këtë të shtunë, ndërroi jetë nga koronavirusi edhe gruaja e moshuar, duke shuar kështu familjen kurbinase me tre anëtarë.


“Para një muaj i ka vdekur vëllai kësaj gruas, më pas u sëmur burri 83 vjec, djali 43 vjeç. Ka vdekur djali, ka vdekur edhe i ati brenda ditës. Sot është nëna e djalit. Ku ka më rëndë”, tha i afërmi.

Lexo edhe :  Mbërrijnë 8190 doza Pfizer në Rinas, Manastirliu: Procesi do të vijojë

Babë e bir vdiqën në Spitalin e Rrëshenit, kurse Dushe Cara në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Tragjedia në familjen Cara ka shokuar të gjithë komunitetin e Rubikut, teksa fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt e të respektueshme.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani në Qarkun e Lezhës janë regjistruar 5 115 raste, 4 257 të shëruar dhe 83 viktima.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas