Aktualitet

Familjarët në lot, mbërrin në atdhe trupi i Nëntetares Zarife Hasani








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 09/05/19 |
mapo.al

Dhimbje dhe lot. Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Nëntetares Zarife Hasani. Avioni ushtarak me trupin e pajetë është ulur pak minuta më parë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në aeroport janë familjarë, të afërm dhe kolegë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Pas ceremoinisë në Rinas, kortezhi u shoqërua deri në shtëpinë e nëntetares. Trupi do qëndrojë pranë familjes gjatë natës së sotme, ndërsa nesër do të përcillet për në banesën e fundit.




Trupi i nëntetares u nis drejt Shqipërisë gjatë paradites së kësaj të enjte. Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua edhe një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.








Nëntetarja Zarife Hasani u shpall këtë të enjte “Dëshmore e Atdheut”. Ajo humbi jetën tre ditë më parë në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, gjatë një stërvitje ushtarake. Të plagosur mbetën Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Juljan Kapaj. Mësohet se Major Tanushi vijon të luftojë me vdekjen në një spital të specializuar në Letoni.

Lexo edhe :  Fluturimet me Britaninë pezullohen deri në 1 shkurt, universitetet mësim online

LEXO EDHE:

U vra në Letoni, Zarife Hasanaj shpallet “Dëshmore e Atdheut”

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas