Aktualitet

Familjet pronare të Tiranës, Basha: PD ka detyrim për të zgjidhur problemin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 16/02/20 |
mapo.al

Problemi me pronat në Tiranë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i pambyllur. Dhjetëra pronarë autoktonë prej vitesh, enden dyerve të gjykatave për të përmbushur qëllimin e tyre të vetëm dhe të mohuar, marrjen e dëmshpërblimit për pronat.


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbrëmjes së sotme ka takuar një grup pronarësh në kryeqytet. Teksa ka biseduar me ta, ai ka premtuar se PD e ka detyrim të pashlyer zgjidhjen e problemit me pronat. Ka qenë një zgjidhje e munguar dhe Basha është shprehur se është i angazhuar t’i jap zgjidhje përfundimtare.



“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet.”, shprehet Basha



Etiketa: , ,

Pas