Princesha e popit, Britney Spears ka shkaktuar revoltë tek një pjesë e mirë e ndjekësve për shkak të një postimi të bërë në “Instagram”. Krahas fotografisë së publikuar, ku dukej një këpucë e markës së shtrenjtë “Christian Louboutin”, Spears ka shkruar se i kanë kushtuar plot 6 mijë dollarë, e megjithatë, nuk i ka veshur kurrë në jetën e saj.
Fansat, tejet të acaruar, nuk kanë ngurruar t’i përmendin problemet me të cilat përballet çdo ditë bota për shkak të pamundësisë ekonomike.
“Ti mund të m’i dërgoje mua, në mënyrë që t’i shes dhe të paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim”– ka shkruar një komentuese. “Ti duhet t’i kishe dhuruar për bamirësi në vend që të krekosesh…një grua me ekonomi mesatare në këtë vend lufton në një klimë shtypëse”-ka shkruar një tjetër.
https://www.instagram.com/p/B1MOKuXAFUW/