Kronika

Fanset e Saimir Tahirit në Gjykatë me bluze të stampuara: Je gjigant (Foto)







               Publikuar në : 15:01 - 11/02/19 |
mapo.al

Përpara se të zhvillohej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dy përkrahëse janë  paraqitur në  Gjykatën e Krimeve të Rënda me bluza të  stampuara me portretin e tij.


Sikurse shihet edhe nga fotot e mëposhtme, në  njërën bluze haset portreti i Tahirit bashkëshoqëruar me fjalinë  “Je gjigant”, ndërsa në bluzen tjetër shihet i buzëqeshur së bashku me gruan që e mban veshur.

Gjykata e Krimeve të Rënda i la këtë të hënë afat Prokurorisë deri më 10 mars, për të kryer hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm në lidhje me përfshirjen e tij me grupin kriminal Habilaj. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri u shpreh se do i shkojë deri në fund kësaj historie, teksa theksoi se ndaj tij janë hedhur akuza të padrejta dhe skandaloze.

 

 

<
>
saimir-tahiri-1549892850 fanse2 cd0e2746-7a97-4f46-9b55-99d03d2a21f3 6de0f972-2dba-411e-b745-3927036ebcca 7bc21d53-6af8-475a-bd20-d79a9bd1ff00


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas