Aktualitet

Fantazi në rrjet – Mesazhi që Trump i la Biden-it: Joe, ti e di që unë fitova








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:18 - 20/01/21 |
mapo.al

Ndonëse nuk e priti në ceremoninë e inaugurimit, mediat botërore raportuan se ish-Presidenti Donald Trump i kishte lënë një letër pasardhësit të tij, Joe Biden, përmbajtja e së cilës nuk bëhej e ditur.



Por, aq ka mjaftuar që rrjeti të fantazojë mbi mesazhin që Trump i ka lënë Presidentit të ri, duke “zbuluar” edhe fjalët që ai mund t’i ketë shkruar.


Kështu, në letrën që po qarkullon masivisht në rrjet, por që nuk dihet nëse është e vërtetë apo vetëm një shaka e mbështetësve të Trump, shkruhet “Joe, ti e di që unë fitova”.



Si asnjëherë më parë në historinë e ndërrimit të pushteteve në SHBA, Donald Trump nuk e priti Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk e përshëndeti atë në derën e përparme të rezidencës, përpara ceremonisë së inaugurimit, por u largua para nisjes së ceremonisë.

Lexo edhe :  Uashingtoni si "bazë ushtarake" (FOTO)



24


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas