Gazeta Mapo ka si titull kryesor nesër, debatin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, të cilat Rama është i vendosur ti çojë deri në fund.
Sërish, përfaqësues të lartë të BE i kanë kërkuar të presë opinionin e Komisionit të Venecias, përpara se të rrëzojë në Parlament dekretin e Metës.
Ndërkohë, Komisioni i Venecias është shprehur se kërkesën e Presidentit do ta shqyrtojë në mbledhjen e parë të Dhjetorit.
Po ashtu, në gazetën Mapo nesër në print, ka analiza dhe komente mbi zhvillimet e fundit lidhur me lindjen e partive të reja, 6 muaj para zgjedhjeve.