Aktualitet

Faqja e parë e ‘Mapo’ – Dhjetori hyn me raste në rritje, Rama lajmëron masa të tjera shtrënguese









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 01/12/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo në numrin e nesërm ka në fokus situatën e pandemisë në vend, teksa muaji dhjetor ka hyrë me rritjen e rasteve me koronavirus.



A po shkojmë drejt një karantine të dytë?


Rama paralajmëroi masa të tjera shtrënguese nëse ka rritje të fataliteteve, të cilat në muajin që lamë pas arritën shifrën prej 304 ose 10 viktima në ditë.




Dita e parë e dhjetorit shënoi 832 raste të reja për 2100 testime, çka do të thotë më shumë se një në tre persona të atyre që testohen është prekur nga pandemia.



Në spitalet COVID-1 dhe COVID-2 nuk kanë më vende dhe një ezaurim i shpejtë po u bëhet dhe kapaciteteve të pavijonit COVID-3.


Për kreun e opozitës Basha, shkaku kryesor i kësaj situate është keqmenaxhimi i qeverisë Rama, e cila jo vetëm nuk dëgjoi paralajmërimet për valën e dytë, por gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi shëndetësinë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas