Aktualitet

Faqja e parë e “Mapo” – Inati i Ramës që pritet të na kushtojë 110 milionë euro








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:59 - 27/11/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka coverin e fundjavës, çështjen e mprehtë të arbitrazhit.



Një shkrim i prestigjiozes austriake “Der Standard”, ka njoftuar se asetet e qeverisë shqiptare po vendosen nën sekuestro për llogari të biznesmenit Francesco Becchetti.


Megjithëse çështja është në apel, bankave dhe kompanive energjetike austriake, u kërkohet të ngrijnë pasuritë ose aksionet që mund të ketë qeveria shqiptare.




Historia e mbylljes së Agon Channel dhe prishja e kontratave me zotin Becchetti duket se do iu kushtojë shumë shqiptarëve në këtë kohë pandemie.



Shuma prej 110 milionë eurosh që qeveria po refuzon t’i paguajë është barabartë me shumën që u shpërnda për të gjithë shqiptarët gjatë karantinës, pasojë e një inati personal të kryeministrit për qëndrimet opozitare që kjo media mbajti për zgjedhjet lokale të vitit 2015, investigimet e skandaleve qeveritare e deri te dasma luksoze e Erion Veliajt në Kalanë e Gjirokastrës.

Lexo edhe :  Faqja e parë e 'Mapo Weekend': Beteja e sondazheve, arsyet pse kryeson Opozita

Nesër në “Mapo”, suplementi letrar, me krijimtari, intervista, ese dhe kritika.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas