Gazeta “Mapo” në numrin e nesërm ka në fokus mënyrën se si qeveria ka ligjëruar korrupsionin me anë të “ligjeve të porositura” apo koncesioneve me kosto marramendëse.
Zyrtarët e lartë shtetërorë dhe politikë favorizojnë krimin dhe përdorin bandat kriminale për vjedhje votash.
Tabloja tronditëse për Shqipërinë vjen nga Transparency International.
Po çfarë do të thotë “kapje e shtetit” dhe cilat janë pasojat në ekonominë e vendit e këtyre praktikave korruptive?
Analizojnë gjetjet e raportit të fundit të TI, Artan Hoxha, Ornela Liperi dhe Redjon Qirjazi nga IDM, organizata partnere e TI në Tiranë.
1
Etiketa: "Mapo", dorëzimi i ‘rilindjes’, Faqja e Pare, kapja e shtetit, te krimi dhe korrupsioni