Gazeta Mapo është fokusuar në numrin e nesërm tek të majtët që në komisionin e ligjeve kanë bllokuar dje amendimin e ligjit për prokurorinë, i cili është pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, dhe ka të bëjë me hetimin e krimit zgjedhor.
Bëhet fjalë për detyrimin që Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SPAK kanë për të raportuar në KQZ. Vetëm pesë muaj para zgjedhjeve, mazhoranca po tregon mungesë të vullnetit politik për të miratuar ligjet që penalizojnë manipulimin e votës.
Nga shtatë që parashikohen në marrëveshjen e 5 qershorit, deri më tani janë miratuar vetëm dy, ndërkohë që mbeten pezull amendimet në Kodin Penal për dënimet, roli i gjyqtarëve dhe kompetencat e SPAK.
Po ashtu, nesër në Mapo, vjen suplementi ‘Ide’, dhe disa komente e analiza.
Etiketa: Mapo nesër