Gazeta Mapo sjell në numrin e nesërm atë çka ndodhi në ditën e 5 të protestës, orë pas ore.
Policia ka ushtruar dje dhunë të pajustifikuar ndaj protestuesve paqësorë që kishin dalë për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu.
Me një veprim të papritur, kur gjithçka u mendua se do mbyllej paqësisht, policia u lëshua me gjithë egërsinë ndaj protestuesve, duke hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës ndaj tyre.
Protestuesit ditën e djeshme mbështeteshin dhe nga qytetarë të shumtë të Tiranës.
Regjisori Edmond Budina, një ndër dëshmitarët e asaj çka ndodhi tha për MAPO se egërsia e policisë ishte e pajustifikuar.
Nga një vëzhgim i gazetës rezulton se nuk janë të pakët dhe qytetarët kryesisht të rinj, me bindje të majta që mbështesin protestën.
Detaje nga dita e pestë e protestës, e cila ka tronditur qeverinë dhe ka bërë kryeministrin të humbasë qetësinë.
Etiketa: Edmond Budina, protesta per Klodian Rashen