Gazeta Mapo ndalet në numrin e nesërm në gjetjet shqetësuese të Transparancy International për Shqipërinë.
Përfundimet e raportit të organizatës që merret me perceptimin e fenomeneve të korrupsionit apo krimit të organizuar në botë kanë qenë tronditëse. Sipas TI, shteti shqiptar është i kapur nga krimi dhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë, të cilët për të mbajtur pushtetin bashkëpunojnë në manipulimin e votave.
Shembull për këtë, TI sjell rastin e ish-kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe bashkëpunimin e tij me klanin Avdylaj, për manipulimin e votave në Durrës apo dhe bashkëpunimin e ish-ministrit Sajmir Tahiri me grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Raporti flet dhe për korrupsionin në tendera, ku jepet si shembull ndërtimi i rrugës Milot-Balldren ku qeveria shqiptare ka ndërmend të shpenzojë 300 milionë euro për 17 kilometra.
Etiketa: Faqja e Pare, gazeta Mapo