Gazeta Mapo sjell për numrin e nesërm si titull kryesor, mesazhin e një prej drejtuesve të Bundestagut gjerman.
Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul, është shprehur i zhgënjyer kur tha se ka harxhuar mjaft energji në shtatorin e 2019-ës për të bindur deputetët e Bundestagut, me qëllim që të pranonin hapjen e negociatave me Shqipërinë, mjaft që kjo të plotësonte vetëm dy kushte: Ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Por megjithëse ka kaluar më shumë se një vit që atëherë, qeveria shqiptare jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë hap për plotësimin e tyre, madje në rastin e Kodit Zgjedhor injoroi hapur kërkesat e partnerëve tanë në BE duke ndërmarrë ndryshime të njëanshme.
Wadephul tha se për Maqedoninë e Veriut dera është e hapur në fund të dhjetorit, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë e cila duket se do e humbasë këtë shans.
Nesër në gazetën Mapo, vjen suplementi mbi shëndetin.