Gazeta Mapo ka në numrin e nesërm një fokusim tek draft opinioni i Venecias, lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore.
Venecia i cilëson si: Të nxituara, të njëanshme dhe antidemokratike
Një gjuhë aspak të zakontë ka përdorur Komisioni për ndryshimet zgjedhore që ndodhën në korrik-shtatorin e këtij viti. Sipas raportit që pritet të votohet së shpejti, ato kanë qenë të nxituara dhe të njëanshme.
Venecia shpreh shqetësimin dhe keqardhjen nga mënyra se si u procedua nga ana e mazhorancës, gjë e cila sipas saj shkon në kundërshtim me parimet themelore demokratike të hartimit të ligjit.
Komisioni shprehet se nuk është në tagrin e tij të flasë në lidhje me kushtetutshmërinë e tyre, por për shkak të faktorit kohë deri në zgjedhje dhe mungesës së Gjykatës Kushtetuese, rekomandon të mos bëhen ndryshime të tjera në ligjin zgjedhor.
Etiketa: "Mapo", Faqja e Pare, nga Venecia, për Ramën, Tjetër godije