Aktualitet

Faqja e parë e ‘Mapo Weekend’: Vaksina Elektorale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 19/02/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo, ka në fokus në numrin e fundjavës pandeminë në vend, e cila ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa kryeministri Edi Rama po luan me vaksinimin si i vetmi gur që i ka ngelur për të fituar ndonjë kredit 60 ditë para zgjedhjeve.





Janari dhe shkurti kanë hyrë me shifra shqetësuese. Sipas llogaritjeve të gazetës MAPO vetëm në gjashtë javët e para të 2021, janë infektuar më shumë se 38 mijë, ndërsa kanë humbur jetën 407 persona.


INSTAT jep alarmin se përgjatë vitit 2020 janë regjistruar 5700 vdekje më shumë se vitin paraardhës. Qeveria deri më tani ka arritur të sigurojë vetëm 8 mijë vaksina, të mjaftueshme për 4 mijë personave ndërkohë që ritmet e infektimit janë dhjetëfish.




Shqipëria aktualisht regjistron më shumë se 600 mijë pensionistë dhe Rama ka deklaruar se vaksinat janë të vlefshme vetëm për personat në moshë të shtyrë që janë personalitete. Gazeta MAPO bën një analizë të shifrave të të prekurve dhe kostove. Mjeku Erion Dasho: Qeveria ka dështuar plotësisht në menaxhimin e pandemisë.

Lexo edhe :  Mapo Weekend: Duart e gjata të Rilindjes në të dhënat tona personale

Nesër në Mapo do të gjeni suplementin letrar, me poezi e tregime. Gjithashtu, komente dhe analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.


1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas