Aktualitet

Faqja online, Rama: PS s’do mbrojë askënd që do shkelë në dërrasë të kalbur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 18/09/21 |
mapo.al

I prerë ka qenë Rama me ministrat e kabinetit të ri, ku tha se ai, e as PS nuk do t’i dalin në mbrojtje askujtë që do të shkelë në “dërrasë të kalbur”, duke nënkuptuar veprime që bien në kundërshtim me ligjim.






Ai u shpreh se së shpejti në faqen e re online të qeverisë do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut dhe se ata zyrtarë që nuk do të thonë të vërtetën do të mbajnë përgjegjësi morale, por edhe ligjore nëse do të jetë nevoja.


“Qeveria e re do të ketë në funksion të plotë në pak ditë një faqe të re online ku do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut për çdo akuzë. Në atë rubrikë secili prej ministrave do të përgjigjet me shkrim dhe do të mbajë përgjegjësi për informacionin.

Kush nuk do të thotë të vërtetën do të marrë përgjegjësitë morale dhe ligjore nëse nuk do të thotë të vërtetën. Ministër nuk bëhesh vetë, të bën kryeministri, por vendin duhet ta mbash vetë.



Kush shkel në dërrasë të kalbur pune ka me organet ligjzbatuese, jo me mua e as me qeverinë. As mua as PS nuk do ta ketë mbrapa askush që hedh qoftë edhe një hap jashtë ligjit. Ju kërkoj t’i mbani larg familjet nga dyert e shtetit, dhe nga fondet publike”, tha Rama.



11


Etiketa: ,

Pas