“Far West” në Vlorë, si i shpëtoi atentatit të dytë 27-vjeçari

Një atentat i dështuar, i shoqëruar me shkëmbim me armë zjarri, e prishi sërish qetësinë e Vlorës paraditen e djeshme, por fatmirësisht, kësaj radhe pa shënuar viktima. Një klient që nuk kishte lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur, pasi ndodhej duke pirë kafe në lokalin ku ishte ulur edhe objektivi i atentatit, bashkë me një mikun e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në shëtitoren e Lungomares. Policia konfirmoi se objektivi i atentatorëve ishte 27-vjeçari Inez (Imer) Hajrulla, i cili arriti t’u shpëtojë plumbave.

Madje, përveç kësaj, ai e ndoqi me vrap makinën e autorëve, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar për afro 100 metra. Autorët qëllonin nga makina në drejtim të Hajrullait e një mikut të tij të identifikuar me emrin Ervis dhe këta të fundit qëllonin me armë drejt makinës që e ndiqnin në këmbë.



Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj 58 vjeç. Ndërkohë që policia është në kërkim edhe të Hajrullës dhe personave të tjerë që ishin me atë në tavolinë për t’u marrë dëshminë në lidhje me ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk gjendet.

Më pas, automjeti tip “Land Rover”, në të cilin dyshohet se ndodheshin tre persona, “u zhduk” dhe u gjet i djegur në zonën e Babicës, bashkë me dy armë zjarri brenda. Por përveç autorëve të sulmit me armë, edhe dy personat që iu kundërpërgjigjën me zjarr u larguan pa u arritur të gjenden nga Policia.

Atentati me tritol në 2017
Inez Hajrullës i është bërë atentat me tritol në automjet edhe në vitin 2017 ku pësoi lëndime të rënda në këmbë, por mundi të shpëtojë. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.

Hetimet
Hetuesit po përpiqen të shkëmbejnë informacione me shërbimet policore të vendeve partnere, kryesisht në Itali, lidhur me motivet e përplasjeve me armë zjarri dhe atentat ndaj të riut. Në këtë vend po hetohet nëse Hajrulla apo të afërm të tij mund të kenë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale. Disa muaj më vonë, pas zhdukjes së Ervis Troqes në Vlorë, Hajrulla do të shoqërohej sërish në Polici për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni. Më 18 korrik 2018, Policia ka shkuar në banesën e shtetasit Inez Hajrulla. I pyetur në lidhje me rrethanat e zhdukjes së Troqes, ai ka shpjeguar për oficerët e Policisë se më datë 17 korrik 2018 kur ndodhi rrëmbimi, ka qenë duke bërë fizioterapi dhe nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252