Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Farat e ftoit për dhimbjen e fytit dhe kollën

by ro ot
20/05/2019
in Shëndeti
0

Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës. Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin.

Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni. Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen.



Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve. Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës. Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkool dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë.

Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë. Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral.

Nga ana tjetër, shurupi i  ftonjve përdoret edhe kundër diarresë, sidomos për fëmijët. Ftoi në përgjithësi dhe lëngu i marrë prej tij përdoren me efikasitet për shpëlarjen e gojës ose gargarë kundër problemeve me mishrat e dhëmbëve, fytin dhe problemet me gojën. Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës.

Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Përmbajtja e lartë e hekurit tek ftoi e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për parandalimin e anemisë së bashku me një sërë problemesh të gjakut. Ftoi bën mirë për sistemin imunitar dhe ka vitaminë C me tepricë. Kjo vitaminë e bën atë një mburojë fantastike për sistemin imunitar. Për më tepër ftoi ka edhe veti të mrekullueshme kundër plakjes.

Tags: dobifaraftoifytikollekonsumshendet

JU SUGJEROJME

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë
Aktualitet

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

09/10/2022
Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje
Kryesore

Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje

30/08/2022
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?
Shëndeti

Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?

24/06/2022
Next Post
Studimi: Njerëzit e mençur flenë vonë, shajnë dhe janë rrëmujaxhi

Studimi: Njerëzit e mençur flenë vonë, shajnë dhe janë rrëmujaxhi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In