Farkëtari me ngjyrë (Etnoletërsi)

(TAGRI I PASHKRUAR I FARKËTARIT ME NGJYRË, NË TRE BAJRAKËT E OHRIT)

Viktor Gjikolaj



Tre bajrakët e Ohrit shtrihen në juglindje të Mirditës etnokulturore.

Selita ,vëllu i parë, Kthella dhe Rrënxa . Shpesh quhen: “Tre bajrakët” dhe jo rrallë, “Bajrakët e Thkellës”. Ashtu si dihet, bajrakët ishin territore, që kishin popullsi me një toborr(bataloin )ushtarë.

U ngritën këto struktura nga perandoria osmane, rreth vitin 1735, në zona me popullsi katolike. Akademiku, Mark Tirtja e lidh toponimin, ” Tre Bajrakët e Ohrit”, me të qenit territore në Sangjakun e Ohrit dhe jo me të ardhur prej andej, pa perjashtuar migrime të papërfillëshme. Sa i përket emërtimit, “Bajrakët e Thkellës”, është një togfjalësh i vonë dhe lidhet me mbledhjet, (kuvendet) që bënin tre bajrakët, te Kroi i Fikut në Perlat si pikë e përshtatëshme për tri njësitë.

Këto njësi u bashkuan me unionin e 12 bajrakëve aty nga mesi i shekullit të XIX-të.

***
Vinin nga larg. Ndoshta prej pjesës veriore të kontinetit të zi.Vendasit i quajnë, gjypç , egjiptianë. Të zeshkët, sa me të drejtë janë quajtur njerëz me ngjyrë. Gjuhë , përveç shqipes, nuk dijnë. Thonë se kanë ardhur heret nër viset shqiptare.Se kur, nuk mund të jepet ndonjë mendim i kthjelltë. Edhe në tre bajrakët e Ohrit, nuk mbahet mend se kur, veç një gjë dihet mirë:Ishin nomadë, e thënë ndryshe, nuk qëndronin gjithmonë në një katund a lagje. Kishin besimin mysliman dhe sa herë largohej një familje zevendësohej me një tjetër që vinte nga Mati e Dibra , por edhe nga Kosova ( kishte që mbanin mbiemërin, Kosova ). Ata pëbënin në vetvete një miniminioritet në këtë oaz të besimit katolik.

Njiheshin si farkëtarë në profesion. Po çfar tagri u jepte atyre e drejta dokesore? Askund nuk gjendet një fjalë e shkruar për të drejtat e tyre . Përpos të tjerash, emërvendet në tre bajrakët e Ohrit si, Ara e Gjypkut, Djerri i Gjypkut, Kodra e Farkës, Varri i Gjypkës, etj., flasin se vendasit u kishin dhënë jo pak të drejta . Katundi a bajraku, u ka dhënë atyre troje , por edhe ndopak tokë për t’i integruar në rrjedhën që kishte jeta në Dheun, ku kishin ardhur familjarisht. Po si do të vepronin konkretisht me këta ustallarë, që gaditnin veglat e punës e gjithë gjërat që punoheshin në hekur?

U duhej dhënë një tagër e, si për shumë probleme të tjera, Paria është mbledhur e ka pleqësuar edhe për farkëtarët me ngjyrë , që vinin, duke sjellur një dukuri të re në marrëdhëniet e tyre . S’pari, u është dhënë një truall për shtëpinë e familjes(ose familjeve) dhe të farkës . Pleqësia e Dheut(Këshilli i rregullimit të territorit të zonës), në vendimmarrjen e vet, ka pasur parasysh pozicionin gjeografik të truallit . Ai duhej të ishte sa më i përshtatshëm , për sa i përket lehtësisë së marrëdhënieve me krejt banorët, përndryshe me klientelën e farkës . Së dyti: Prona e kujt do të merrej e t’i jepej farkëtarit?

Pleqësia ka shfrytëzuar korijet e katundit(tokat disponibël), brenda zonës së banuar dhe assesi jashtë tyre . Ndonjë fjale të hedhur në kuvend, se farka mund të ngrihej edhe në ndonjë skaj, i është përgjigjur reagimim i arsyeshëm: “Njerëz si na, janë edhe ata’’. Heshtja, që ka vijuar pas këtyre fjalëve , ka qenë votimi unanim i ligjvënësve vendor për ndërtimin e banesës dhe të farkës . Ky ishte vetëm fillimi . Lajtmotivi për dhënien e të drejtave farkëtarit me ngjyrë, u bënë fjalët:” Njerëz si na, janë edhe ata”.

Kësodore, në sofrën e bisedimeve, u hodhën gjithë pikat e draftit si: udhët si me hy e me dalë nga farka, u vendosën të ishin si për çdo konak tjetër, që qet tym(që është familje më vehte), të mbante jo vetëm kafshë transporti, por dhe bagëti të imta e të kullosnin në kullotat e katundit a Dheut si gjithë familjet e tjera.

Ndër bajrakët e Ohrit, popullsia ishte thuajse krejt katolike , me ndonjë përjashtim të vogël në Dheun e Selitës e të Rranxës, laramanizim, pat filluar, në shekullin e 17-të. Në Kthellë, kjo nuk pati ngjarë përpos myslimanizimit të mbiemrave ,që vazhdon të jetë edhe sot si, Hasani, Sulejmani, etj. Në këto vise, farkëtarët me ngjyrë u tajtuan nga banorët me njerzillëk të madh. Mendojmë se kisha katolike, ka luajtur një rol mjaft pozitv, lidhur me integrimin e tyre, në marrëdhënie me njerëzit e atyre anëve.

Gjatë intervistave, që kam bërë me të moshuar të Selitës, Kthellës dhe Rranxës, lidhur me argumentin e kësaj eseje, kam mësuar se : Sa herë këto familje, banin dasëm, krushq shkonin ata që thirreshin në fshat. Dhe ata nuset i merrnin larg, në Dibër, Mat, Krujë, ku asokohe nuk kishte transport me makina e kërkohej mund i madh. Në dasëm e në mort të farkëtaërve me ngjyrë, merrnin pjesë nga fshati dhe zona.

Kur milej tufa për herë të parë, në pranverë, gjithë qumshti i çohej në shtëpi ustajt, kjo bëhej edhe për ogur, për mbarësi të gjësë së gjallë. Kur lëvoshkej misëri, çdo katundar i dërgonte një kosh me kallinj misri, kjo edhe si një detyrim për punët e kryera në farkë. Interesant është gjesti, kur fshati kishte festë(fetare). Familjes së ustajt, i dërgohej mish nga çafa e kafshës së therur për festë. Mishi zgjidhej, që farkëtari të mos e marrë këtë dhuratë si një detyrim , por si një respekt, ku të mënjanohej çdo keqkuptim, e të mos vihej re asnjë element diskret. Këto marrëdhënie mes farkëtarëve dhe banorëve të zonës, sollën risi në jetën komunitare dhe krijuan një traditë, që u respektua ndër breza.

Në Kurbnesh, më treguan një episod mjaft interesant, ku shpaloset nje solidaritet i pazakontë: “ Kur shtabi i brigatës partizane, kishte hyrë në fshat, i kishte kërkuar kryetarit të këshillit nacinalçlirimtar, para popullit : Ose të gjendeshin dy kafshë ngarkese, deri në mëngjes, ose do varej në litar para katundit! Krytari i Këshillit kishte thënë: Nuk kemi mushka në katund! Komandanti partizan kishte përsëritur edhe një herë tjetër të njejtat fjalë dhe kishte marrë të njejtën përgjigje nga kryetari: Nuk kemi kafshë ngarkese në katund!

Ishte viti 1944. Kohë lufte. Katundi i mbledhur në logun e kuvendit u shpërnda dridhshëm e vrikthi, pa thënë asnjë fjalë tjetër përveç atyre, që tha kryetari. Në mbledhje kishte qenë dhe farkëtari i Selitës, me të birin.

Ishin kthyer bashkë në shtëpi, duke menduar gjatë gjithë udhës se si kryetari nuk kishte permendur pelën e tij për t’ia dhënë shtabit të komandës partizane…

Aty, pas mesnatës i troket në derë njëri prej parisë e i thotë: Unë kalin ia pata dhanë për do punë një miku në Kthellë, por çova djalin e ma solli. Ne, nuk mund të vemë në litar shoqin tonë, për dy mushka . Erdha me të thanë , që nesër, ti me pelën e unë me kalin, të shkojmë e t’i dorëzojmë. Po, tha farkëtari menjëherë, duke shtuar se e kemi shoq të mirë e nuk e dorëzojmë për dy kafshë…

* * *

Askund nuk kam lexuar për tagrin e tyre, por të gjitha sa thashë i kam dëgjuar nëpër biseda me të vjetrit. Jam impresionuar me mënyrën se si janë trajtuar nga njerëzit e këtyre anëve ndër shekuj, këta mjeshtra të hekurit. E pra, asohere nuk ishte nënshkruar Karta e të Drejtave të Njerut, as Martin Luter Kingu nuk kishte ardhë në këtë botë e njerëzit me ngjyrë shiheshin si rracë inferiore. E megjithëatë, thellë në viset e arbërit, kodet e kushtetutës antike, Kanunit të Maleve, iluminonin ndërgjegjen për humanizëm , drejtësi e paanësi.

***

Sot në Selitë nuk ka asnjë farkëtar. Ikën të gjithë, në fund të shekullit të XX-të, në qendra të mëdha urbane. Ata, qenë bërë shumë familje dhe punonin kryesisht në degën mekanike si farkëtarë, saldatorë e mekanikë. Të gjithë farkëtarët banonin në qytetin e Kurbneshit, që për shumë dekada, ishte një ndër qendrat më të rëndësishme të industrisë së bakrit, por që dallohej dhe për veprimtari kulturore . Kishin një botë të pasur, që e shpalonin si valltarë e instrumentistë, si këngëtarë…

Kishte prej tyre edhe të zgjedhur në forume të ndryshme. Asnjë dallim nuk iu bahej në asnjë fushë të veprimtarisë shoqërore .

Tagri, që u kishin dhënë këtyre njerëzve, ishte kthyer në një traditë . Ani, se kurrë nuk qe hedhur në letër, por qe gdhendur në shpirtin e bardhë të etërve tanë të drejtë e njerëzorë.

(Shkëputur nga libri “Barra e vrame” (etnoletërsi) e shkrimtarit Viktor Gjikolaj)


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252