Aktualitet

Farsa analitike e vdekjeve të papritura…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:02 - 17/02/20 |
Nga Edmond Panariti

Farsa analitike e vdekjeve të papritura! Ose si mbyllen nëntokë, raste të cilat mbartin potencialisht rreziqe të mëdha për të gjithë ne?

Këto rastet e vdekjeve të papritura të dyshuara nga helmimi janë kthyer në kronika arkivash të denja për serialin e njohur si “dosjet misterioze”! Zakonisht zgjatin tre ditë dhe më pas varrosen përfundimisht së bashku me ngjarjen dhe viktimat.


Keshtu ndodhi me dy foshnjet qe vdiqën papritmas ne Berat te dyshuar te helmuar nga qumeshti pluhur. Asgjë nuk u mor vesh! Keshtu ndodhi edhe me helmimet akute të femijeve te nje shkolle ne Koplik, asgjë nuk doli ne drite! Pervec nje raport “njoftimi” te cilesuar si Salmonele, por nje rast që vetem i tillë nuk mund te ishte, per te gjithë ata që kuptojnë sadopak nga enterotoksinat bakteriale dhe helmimet nga to.



Keshtu duket se do te mbyllet edhe rasti tragjik i nenes dhe i femijeve te saj qe humben jeten ne Bulqizë.. Keshtu ka ndodhur me dhjetëra raste helmimesh “vetëvrasese” të cilesuara si akte tragjike të kryera ne kushte depresioni, por pa analiza, pa raporte anatomo dhe histopatologjike dhe ekspertizë.


Zbulimi i shkakut dhe shkaktareve të vdekjeve dhe helmimeve “mister” të popullates eshte nje gje shume serioze dhe ka te beje me sigurinë e jetës, por edhe ate kombetare…

Ato nuk mund te lihen pa emer dhe pa shkak, sepse mund te inkurajojnë veprime kriminale te kamufluara.

Postim në Facebook


Etiketa:

Pas