Politika

Fasadat shumëngjyrëshe të pallateve, Haaretz vlerëson edhe Tiranën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 19/01/19 |
mapo.al

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, vitet e fundit është bërë jehonë në gazetat e mëdha ndërkombëtare, për ndryshimet e saj dhe zhvillimin në tërësi.






Njëlloj dhe gazeta e madhe izraelite, “Haaretz” – në versionin e saj hebraisht – në një shkrim kushtuar fasadave të qyteteve nëpër botë ka përzgjedhur edhe Tiranën, për kolorotin shumëngjyrësh të fasadave të ndërtesave të ndryshme të saj, duke e ilustruar edhe me dy foto.


“Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”, shkruan gazeta izraelite. Pas një ndërprerje prej katër vitesh gjatë administratës së mëparshme, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt ka vendosur riparimin dhe ngjyrosjen e fasadave ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit duke ftuar artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Lexo edhe :  Frutat dhe perimet, konsumojini të të gjitha ngjyrave






Nisma synon të shkojë nga rrugët kryesore në çdo lagje të Tiranës duke krijuar edhe një unifikim të mënyrës se si funksionojnë sipërmarrjet në katet e para, për të treguar imazhin e një qyteti të rregullt




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas