Aktualitet

Fasoneritë, Meta: I kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 27/04/20 |
mapo.al

Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjikën.


Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se i ka kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori.


Postimi
“Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.


Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.


Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu. 🇦🇱

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas