Dy doganierë dhe një biznesmen janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.
Arrestimet janë bërë në Korçë, në doganën e Gorricës.
Njoftimi i Policisë së Korçës, për ngjarjen:
“Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec.
Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll.
Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.
Pasi në datë 07.07.2018, shtetasi Petre Mitre, u kap me mjetin tip “Volkswagen” me targa CB3291MK, brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabandë, për të cilën dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa iu nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal”.