Aktualitet

Fatbardh Kadilli njeh humbjen në zgjedhje: Unë nuk jam Luli, pranoj rezultatin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 14/06/21 |
mapo.al

Fatbardh Kadilli, një nga kandidatët që ishte në garë për kreun e ri të PD, njeh humbjen. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se pranon vendimin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.






“Jam krenar që ndeza shkëndijën e parë të garës. Kjo ishte një sfidë. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk ëhstë ekskluzivitet i askujt”, tha ndër të tjera Kadilli.


Sipas tij, kryetari aktual Lulzim Basha përdori të gjitha burimet në disfavor të kandidatëve të tjerë.







“Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim, as për fitoren e Lulit. Pabarazi burimesh njerëzore. Kryetari përdori deputetët dhe kryetarët e degëve. Nuk zbatuan standardet e Kryesisë për të ndërhyrë në proces. U zvogëlua anëtarësia nga 100 mijë anëtarë, në 70 mijë.



Lexo edhe :  Basha e "bllokoi", Berisha: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë

Të gjitha këto nuk na bëjnë nderë. Na tregojnë në sytë e shqiptarëve pazotësi për të marrë përgjegjësi. Para shqiptarëve treguam garë por jo zgjedhje. Megjithatë, unë nuk jam Luli. Unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve.



Unë nuk iki. Unë nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Do shpalos para anëtarësisë manifestin tim, projekt të ri. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarët”, u shpreh Kadilli.

LEXO EDHE: 

Zgjedhjet në PD/ Basha rikonfirmohet kryetar me 80% të votave, Shehaj 15%

2


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas