Esse
Një nga fjalët e urta shqiptare që më ka lënë mbresën më të thellë në jetën time rinore thotë: “Mos u gëzo, o i gëzuar, mos u hidhëro, o i hidhëruar!”
Është padyshim kjo fjalë e urtë, një pus i thellë mençurie dhe përvoje të lashtë. Sepse në thelb, simbas kësaj thënieje, Fati i Njeriut, sado mistike apo ekzoterike të duket kjo fjali, “Fati i Njeriut” pra, është i papërcaktuar dhe i papërcaktueshëm. Në krye të herës dhe në fund të fundit.
Për shumicën e njerëzve të kësaj toke, që vrapojnë, shpesh e më shpesh pa menduar, majtas djathtas, apo lart poshtë, që përllogarisin vetëm paranë, tapinë, plaçkën apo përfitimin, që thurin ëndrra për të ardhmen e tyre, apo thurin plane dhe intriga për zhbërjen e ëndrrave të të tjerëve, në rastet kur futen në skenë aksidentet fatale, të gjitha përllogaritjet, skemat apo planet përmbysen sakaq, sikur të mos kishin qenë kurrë. Në ato çaste, njerëzit, Njeriu pra, ndjen përmes vdekjes praninë e ftohtë të një bote tjetër. Të një bote që të merr gjithçka të shtrenjtë në pak sekonda, duke shpërfillur përkushtimin shumëvjeçar dhe vaditjen shumëvjeçare të jetës.
Aksidentet tragjike në familjen Peka janë tronditëse. Dhe nuk gjenden dot fjalë ngushëllonjëse. Është e kotë. Ajo që ndodhi me djalin 19-vjeçar të Visar Zhitit, është e thekshme. Një padrejtësi, të cilën Andon Zako Çajupi, edhe ai me djalë të humbur tragjikisht, e perifrazonte në një nga vargjet më hyjnore të gjuhës shqipe:
“Doje Dritë o Qiell, more Dritën time!”
Një vit më parë u këput në kulmin e vet Sokol Olldashi. Pak kohë më parë, djali i Gjergjit dhe Luizës, rritur me pekule në prehrin e të urtit shkrimtar Dhimitër Xhuvani, vret si në jerm 4 veta, mbasi kish marrë edhe një jetë tjetër më parë. Duke shembur në tragjedi ata që vrau dhe të afërmit e tyre, prindërit e vet dhe së fundi edhe veten.
Dhe mund të rreshtoja këtu edhe gjëma, aksidente të tjera, të dhimbshme, turbullonjëse, gjakësore. Them aksidente, sepse në këto raste dhe plot të tjera që nuk po përmend, siç ishte edhe tragjedia e Dritan Hoxhës, në kulmin e suksesit të tij dhe të Top Channel, ngjarja që ndodh, këput papritur atë jetë, duke shthurur sakaq dhe në mënyrë dramatike një pëlhurë të tërë kombinacionesh, të arsyeshme, të logjikshme, plot talent apo edhe gjeniale, siç ishte rasti i Dritanit. Dhe befas, shumëçka rreth kraterit të tragjedisë aksidentale kthehet në pluhur dhe asgjësohet në mënyrë të palogjikshme.
Të palogjikshme?
Apo simbas një logjike tjetër, të cilën më së shumti ne tokësorët e përjashtojmë?
“Mos u gëzo, o i gëzuar, mos u hidhëro, o i hidhëruar!”, thotë Fjala e Urtë shqiptare, që me siguri rrjedh nga një gurrë buronjëse mijëravjeçare.
Sepse e Keqja nuk ka fund dhe e Mira nuk është kurrë e mjaftueshme. Për askënd. Pa përjashtim. Sa pushtet, sa prona, apo sa para ke në bankë.
Është ky pra, një këndvështrim fatalist, që fut në ngërç energjinë njerëzore? Dhe e paralizon atë?
Ndoshta.
Ndoshta po, por edhe ndoshta jo. Sepse në këto raste, që priremi t’i ambalazhojmë me shpejtësi në një skutë të kujtesës, e më pas të gjejmë shërim duke i harruar, hyn në jetën dhe në të përditshmen tonë të vogël një koordinatë fatale, që përmbyt koordinatat tona të zakonshme, përllogaritjet e tipit të zakonshëm tregtar ku këmbëngulet se: 2+2 = 4, apo të tipit:
“Unë Jam ajo që unë Kam!”
Por nga ana tjetër, nëse do të besojmë te Fati, nuk do të gjenim dot energjitë e sfidave të përditshme, që secila qenie njerëzore duhet të ndërmarrë, ashtu si një ushtar që shkon në luftë. Në lashtësi, mbretërit apo heronjtë këshilloheshin me Orakujt, që lexonin Orët e tyre.
(Sa interesante, përqasja Orakull dhe Orë. Sa e madhe Gjuha Shqipe!)
E më pas, mbretërit apo heronjtë e lashtësisë, vendosnin vetë se cilën rrugë do të zgjidhnin, në të njëjtën hulli apo kundër hullisë së Orës së tyre.
Sot, Orakujt, pushtetarët i kanë zëvendësuar me shërbimet sekrete, ndërsa tregtarët me Bursat që përgjojnë tregun. Por rrëshqet gjithsesi diçka në mes.
Jeta.
“Paparashikueshmëria” e saj. Prandaj dhe, siç këshillon edhe Fjala e Urtë shqipe, Thjeshtësia, (ndonëse përfytyrohet shpesh si një grua e shëmtuar dhe e dalë jashtë mode), të të mos Gëzuarit, në mënyrë fodulle kur Gëzimi të troket në derë, të të mos Hidhëruarit në mënyrë vetëvrasëse, kur hidhërimi të shqyen derën, është pra e vetmja mjeshtëri e vetëmbajtjes së qenies në baraspeshë.
Kjo është në të vërtetë një Platformë Morale, pa moralizim dhe aspak ideologjike. Sot, pjesë e qytetërimeve të mëdha, që drejtojnë Planetin tonë. Që i vajtojnë tragjeditë jo kaq thekshëm sa ne, kanë kujtesë më të mirë dhe parapërgatitje më të mirë për të Paparashikueshmen që ndodh.
Në sajë të themelimit të Ekzistencializmit, jo vetëm si filozofi, por edhe si modestia e të jetuarit të jetës, pavarësisht se sa lart je ngjitur në piramidën sociale.
Që ende nuk ka pasaportë për të hyrë në mjediset tona, me qytetërim ekzistencial, që gjendet ende në katet përdhese.
Kjo nuk eshte esse! A mund te quhet?! Lexuesi gjykon! Por,nje nga ata ,qe shkon hu me hu eshte vete artikull shkruesi! A i ka bere ndonjehere vetes pyetjen, se si nje njeri si UNE,Zheji, ta perdredhe, si di ai?! Nje sofist i deshtuar! Harruat Z. Arthur, se c’fare propogande te shpifur bete per Berishen para zgjedhjeve?! Nuk e kuptoni ,qe analizat tuaja,te te gjithe races se urryer te analisteve,te shitur ,mund te demtoni jete njerezish?! Nuk mund te shkruash ndryshe dhe te veprosh ndryshe ! C’do njeri duhet te mendoje ,qe te mos “regret” ate qe ka bere ne jete! Ju s’jeni me 19 vjec qe mund te gaboni pa dashje! Nganjehere fjalet tuaja vrasin me shume se vete vdekja!
Kris c’fare lidhje ka komenti juaj me artikullin morr burre i dheut (nese nuk jeni femer). Zheji ka bere nje shrim te thjesht dhe domethenes, dhe nuk eshte kanditat partie per zgjedhje elektoriale qe ju mund ti beni biografine e te kaluares, largohu nga paragjykimi per Zhejin apo edhe per njerez te tjere o zoteri (nese nuk je femer), dhe komento idene apo konceptin qe autori ka shprehur apo dhe dikush tjeter sepse do ndjehesh me mire dhe do kuptosh me mire veten tende.
Sa per shrimin do thoja qe eshte mjaft i mire,
personalisht mendoj qe realiteti shqiptar do vazhdoje te jete i tille derri ne ate kohe kur nje gjenerate e re e pa infektuar nga e vjetra do dominoje vendin tone.
Zheji te uroj per shkrimin.
Ilir! C’fare emri i bkur?! Une kam mendimin tim dhe nuk dua t’ia di per mendimin tend! Respekte!
Bukur! Gjithshka bukur rreshtuar! Gati ne nje thjeshtesi pa moral dhe ideollogji, sic thote vete mendimtari Artur, ndoshta dhe filozof ekzistencialist me gishtin ne krye. Por pa dashur ai vete, jeta e tij -si dhe e cdo njeriu- eshte pak apo shume e varur nga ajo kunderti e thjeshtesise, e cila vrapon per suksesin dhe te mirat materiale, duke i krijuar ato. Keshtu morali dhe ideollogjia -duam apo s’duam ne dhe Zheji- gjinden padashur edhe tek ky shkrim.
Tema qe na propozon Zheji eshte me te vertete gjitheperfshirese dhe e prekshme , mendoj une. per cdo kohe, per cdo njeri dhe cdo vend ne bote. Qe nga lashtesia Greke , por edhe me pare, ka deshmi te perpjekjes njerzore per te saktestesuar rraportin e njeriut me fatin . Dilema nese njeriu eshte krijese e fatit (rastesise) apo fati krijohet nga sejcili prej nesh eshte nje pyetje pa pergjigje shterruese. Dua te kujtoj poetin e rubairave Omar Kajam qe thote;-Kur isha i ri kujtoja se e dija pallatin ku qendronte e verteta-Tani qe u plaka kuptova se hicgje s’dija dhe hicgje s’di nga bota dhe nga jeta. Duke u nusur nga c’ka thote Kajami une mendoj se mosha ndikon ne pergjigjen qe i japim dilemes se artikullit. Ne rini mendojme se rruga qe ndjekim na percakton fatin, ne pleqeri mendojme se qe fati qe na e percaktoje rrugen qe ndoqem. Z. Zheji ka filluar te plaket
C kuptim ka une kam mendim tim dhe nuk dua tja di per asnje dhe pasta RESPEKTE ?????
Ke respekton kur ty nuk te rrethon asnje ( i perjashton te gjithe me ate mendjen tende ) ?
Or Student, i Berishes! Shko ha nje pjate me “pasta” dhe meso shqip! Respek,t kam per c’do njeri qe shfaq opinionin e tij, pavaresisht qe mendoj dhe une ne te njejten menyre apo jo! Por eshte miopi apo naivitet apo dhe mungese intelekti ,qe njerezit komentues, nuk meren me artikullin, po me komentuesit?!Prandaj Shqiperia nuk behet!Artikull shkruesi eshte person publik dhe komentet behet rreth tij, jo per njeri tjtrin qe, nuk dime kush jemi! Megjithate shendet dhe respekte!
Esse ?!Mund te shkruhet ne shqip! Por ne anglisht eshte “essay” ,ne italisht es-say Etj! Ne spanjisht ka kuptimin esse – ‘nigga”!Por Zheji ,qe eshte europian ,duhet ta dije se ka jetuar edhe ne Itali?! Meqenese ka jetuar ne Itali dhe tani eshte vene ne sherbim te politikes, tani ka ardhur te rjepe shqiptaret, duhet ta dije kaq gje! Megjithate ,ju falenderoj qe, shkruani dhe ndriconi mendjet e shqiptareve qe ,nuk dine te lexojne apo te shkruajne shqip.Sa per te tjerat, jeni prapa !!Koha, ashtu sic ka lene prapa edhe idhujt tuaj Bashen dhe Berishen, ju ka lene prapa edhe juve dhe vazhdoni me sofizmat tuaja, qe nga anet tona i quajne “karavidhe”!
!
Pavarësisht, asaj fjale të urtë që ka zbuluar Z.Zheji dhe që e quan si shumë të thellë dhe plot dituri popullore shqiptare,njeriu ka nevojë më shumë për kurajo,për shtysë,optimizëm se sa për pesimizëm, sado i vërtetë qoftë ai. Njeriu ka ndijesitë e veta, ka natyrë të përcaktuar në ADN,në gene dhe në karakter. I nisur nga këto, kur i thua dikujt:”Mos u mërzit, mos u gëzo, mos u nevrikos,mos vidh, mos vra,mos grabit,mos urre ose mos e duaj këtë ose atë, ai/ajo prapë vazhdon sipas formimit të tij.Je tip që nxitohesh, që pin alkol, drogë, gjaknxehtë,kush ta ka fajin, nëse të ndodh rreziku?Vetëm karakteri yt.Fati i njeriut,në përgjithësi , pranohet se përcaktohet nga karakteri e temperamenti i njeriut.Dikujt nuk i vlen as burgu,sepse ditën që lirohet prej andej mund të kryejë një vjedhje apo një vrasje tjetër, për të cilin faj, qe dënuar.Ky është njeriu dhe fati i tij.Ai ka prirje për të qënë i tillë dhe ndryshimet gjatë jetës janë vetëm përjashtime.Le të bëhet dritë! Që të ndriçohen mendjet e njerëzve…
Ky koment eshte me interesant se artikulli, i cili eshte nje moralizim i pakuptimte nga fillimi deri ne fund.
Ne fakt jam kunder Give him due. Ajo qe ne jemi ne temperament percakton vetem reagimin tone ndaj fatit, pra menyren se si e suportojme, interpretojme apo zhvillojme. Vete fati varet krejtesisht prej rrethanash te jashtme. Te gjithe ata qe si Zheji mendojne se e kane ne dore nje pjese te mire te fatit te tyre, perjashto aksidentet dhe ngjarje tragjike te ketij lloji (Oret) jetojne me iluzionin me te cilin jeton cdo i dehur nga lumturia. Besojne se fatin e kane krijuar vete, ndersa ai i eshte dhuruar.
i dashur Zhej sa fatkeqsi qe nuk te kuptojne .Ashtu nuk kane kuptuar dhe gjuhen e shume zerave qe duan te ndrijne ne kete eresire ,ashtu sic nuk kane kuptuar dhe zberthin kodik te gjuhes shqipe nga Petro Zhej ,nje liber me permasa qe vetem koha e se ardhmes do ta kuptoj .Jetojme kohen e te mareve dhe te verberve Zoti na rujt.
Thenia ” mos u gezo o I gezuR, mos u hidhero I hidheruar ” nuk eshte thenie populore, por eshte e nxjere nga Bibla.
Per kete pasaktesi thelbesore une nuk lexova c’ka shkruan Zheji. Me kete pasaktesi te bere me ndergjegje te plote, Zheji do te na tregoje se eshte ateist. Dhe edhe shkrimi duhet te jete vetem llafollogji.
Zheji, eshte shume i kuptueshem,pavaresisht qe hiqet si sofist! A nuk tha qe mbeshtetBashen? K e ,Bashen?! I akuzuar per 250 milione euro dhe per sa e sa gjera te tjera ne Kosove ne Hollande ,per vrasjen e 21 Janarit?! A ju kujtohet emisioni i tij para zgjedhjeve kur i propogandonte deshtemet e Berishes si suksese?! I bente thirje popullit qe deshtimet ishin suksese dhe duhet ta votonim?! Berishem e besuam e votuam dhe ai beri pasurine e tij dhe u be edhe vrases?! Tani shkruan esse?!
Zheji! Kjo nuk eshte fjale e urte shqiptare ( ” Mos u gezo o……” ) por eshte pasazh nga Bibla.
Cajupi ato vargje I ka per humbjen e gruas se tij nga tuberkulozi . Sa per saktesim edhe shprehjet e tjera jane te bibles , jo fjale popullore.
Mos u zini se ku e ka marre fjalen.Eshte thjesht nje pikenisje per esene.Dhe me duket se ka bere mire nese se ka cituar si nje thenie biblike se pastaj do ta akuzonit si kristian.Thenie te tilla ekzistojne ne te gjitha gjuhet , kombet e kulturat prandaj ta quash fjale popullore seshte aspak gabim.Ja nje qe e kam degjuar ne Elbasan:”Mos u mbaj se je e mos u mbaj se ke”.
Zheji, bukur dhe vlen per te reflektuar keta te pangopurit, baballaret e te cileve erdhen nga mali me opinga e luftonin kapitalizmin e imperializmin, e sot jane bere kapitalista te thekur. Po ti vete kur e shkrove kete ese, a reflektove ndopak per vete?
Jo teoria e priftit…”bej si them une e mos bej si bej une”.
jeta eshte nje veper arti ,sa me shume ta praktikosh aq me e bukur behet..