Friday, September 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fati i trishtë i njerëzve të mëdhenj të kombit

by mapo.al
08/09/2021
in Aktualitet, Blog
0

Fati i njerëzve të mëdhenj të kombit është i trishtë. Ata, pasi kanë kryer veprën e tyre bëhen viktima të tre vepruesve socialë:

E para të mediokërve që nuk durojnë madhështinë e tyre dhe gjithçka e matin me kutin e tyre të vogël. Egoizmi i tyre nuk pranon që të ketë mbi ta, të gjithë duan t’i nivelojnë në një rresht.



E dyta, janë drejtuesit e pushteteve të të gjitha kohëve. Këta kanë zakon dhe interes që heronjtë e mëdhenj të së kaluarës t’i paraqesin aq sa u intereson atyre, pra kryesisht t’u heqin atë përmasë që i bën shembujt dhe udhëzues kundër pushteteve arbitrare. Hiqen sikur i nderojnë, por pasi u kanë hequr gjithçka të vlefshme që ata kanë pasur.

E treta, fatkeqësisht janë masat nën ndikimin e propagandave që parapëlqejnë një imazh të thjeshtësuar dhe madje qesharak të heronjve të së kaluarës, në pamundësi për t’i parë nën dritën e tyre të vërtetë.

I trajtojnë heronjtë si tabela llamarinash emra rrugësh!

Kjo vazhdon prej shekujsh për shembull t’i ndodhi figurës të Gjergjit të Madh që themeloi kombi shqiptar së paku pesë shekuj më parë sesa ideologjitë sunduese e konsiderojnë gjenezën tonë si komb!

Edhe Nënë Terezës të Kalkutës kështu i ndodh. Kujtojnë se asaj çmimin Nobël dhe madhështinë ja ka dhënë fakt si ka ushqyer ca indianë të uritur, ja ta zëmë disa mijëra. Pse si kuzhiniere e vlerëson bota atë? Pika neve! Ca e kujtojnë si një katolike të thjeshtë dhe citojnë thënie të saj, a thua se tradita katolike, apo myslimane ka pasur keq për citate të bukura, sikur nuk ka me mijëra Bibla dhe Kurani!

Se aq lehtë merret çmimi Nobël!

Kësaj i thonë ta përdhosësh të shenjtën, t’i presësh kokën përsëri Ali Pashait, t’i presësh kthetrat simbolit historik, duke e bërë të padëmshëm, duke i hequr gjithë forcën e vet simbolike. Nuk thonë kot sot edhe bankierët bëjnë reklamë me Ce Guevarën, il Comandante, sepse e paraqesin si një garip hokatar dhe aventurier guximtar të lezetshëm!!!

Nënë Tereza ka së paku tre përmasa gjigante që sakën se ia nxjerrin në pah se është njësoj si të presin degën e pemës ku kanë hipur.

Së pari, ajo tregoi me anë të një eksperimenti të madh social se me të uritur dhe të varfër nuk mund të ketë as zhvillim dhe as modernizim. Tregoi atë që kurrë pushtetari në shërbim të monopolistëve nuk arrin as ta konceptojë dhe as ta pranojë. Varfërojeni popullin, dhe gjithë shoqëria, duke përfshirë edhe pasunarët do të bjerë në degradim.

Kjo është drejtësia e Zotit që nuk ka ç’i bën asnjë propagandë sado e egër qoftë.

E dyta ajo tregoi se Perëndimi nuk mund të gjejë paqe dhe i gjithë planeti nuk mund t’i shpëtojë shkatërrimit nëse ai ndahet në vende të pasura dhe në vende të varfër. Nuk mundet mirëqenia në një pjesë të planetit të bashkëjetojë gjatë me zullumet, varfërinë dhe luftërat dhe masakrat në pjesët e tjera të botës. Njeriu duhet trajtuar si njeri kudo qoftë. Keqtrajtojini sirianë, afganë, irakianë, indianë, bangladeshas, afrikanë, atë një ditë do t’u turren në rrugët tuaja!

Së treti Nënë Tereza vërtetoi se përtej parave, pushteteve, materialeve, qëndron shpirti i njeriut, ndërgjegjja kolektive, që po u mobilizua nuk ka gjë që nuk bën, ngjall të vdekurit, ecën mbi ujë, shuan uritë me tre peshq në shportë, pra bën gjithçka.

Mos u ankoni, por veproni, si njerëz, dhe gjithçka bien nën pushtetin tuaj! ankohemi nga politika, por shkojmë votojmë si derrpederra, na japin ushqime skarco, i hamë si minj, na ndërtojnë kulla mbi kokë dhe shkojmë blejmë apartamente në to, na ndotet ajri megjithatë lëvizim me karrocat tona të vjetra me diezel, në vend të mobilozojmë forcat dhe ndërgjegjen qytetare për të vepruar paqësisht, demokratikisht, por me forcë shpirti!

Themi : “Jo” fare paqësisht, dhe gjithçka ndryshon! Mos prit nga të tjerët, thuaj “jo-në” tënde! Nuk e bën dot? Atëhere vuaj dhe mos u anko!

Nënë Tereza nuk kujtohet duke e shndërruar në një murgeshë që ka bëlbëzuar ca lutje! Është një forcë vitale që na drejton te një jetë dinjitoze!

Por kush ka interes ta trajtojë me madhështinë e saj! Vëri emrin një rruge në Kamëz dhe mbylle muhabetin se po qe se ajo zbulohet siç ishte, telashe të mëdha na hapen!

Tags: Artan FugaNënë Tereza

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Zhduken nga Shqipëria bangladeshasit, erdhën një muaj më parë për punë

Zhduken nga Shqipëria bangladeshasit, erdhën një muaj më parë për punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In