Aktualitet

Fati në derë, kompanitë që u rritën nga Covid-19!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:20 - 09/04/20 |
mapo.al

Përhapjen e frikshme e koronavirusit në të gjithë planetin nuk është një fatkeqësi për të gjithë. Amazon, kampioni i e-commerce dhe Netflix, janë përfituesit e mëdhenj të situatës me më shumë se 3 miliardë njerëz në gjithë botën të bllokuar në shtëpi. Rezultati: aksionet e tyre në bursa njohin vetëm rritje.


Por përvec këtyre gjigandëve, në të dy anët e Atlantikut, kompani me madhësi më modeste, ndonjëherë shumë të specializuara, po bëjnë miliona në situatën e re të pandemisë.


Ndryshimet e vlerës së tyre në tre muajt e parë të 2020, siç do të shihni më poshtë as që janë menduar ndonjëherë edhe në ëndrrat më optimiste të drejtuesve dhe aksionerëve të tyre.


Ndërsa pandemia ka rrënuar tregjet e aksioneve, këto kompani tërhoqën vëmendjen e investitorëve edhe aksionet e tyre njohin vetëm vlerësime. Ja disa prej atyre kompanive që ‘ju trokiti fati në derë’.


MODERNA

Bioteknologji (Kërkuese për vaksinën)

Ritja: + 56% në tre muaj

Vendi: SHBA

Të ardhura 2019: 60 milion dollarë

Krijuar: 2010

Drejtues: Stéphane Bancel

IPO-ja më e vlerësuar e bioteknologjisë në 2018 (600 milion dollarë) është në sy të të gjithëve që nga fillimi i epidemisë. Dhe ka arsye të forta. E themeluar dhjetë vjet më pare, kompania ende nuk ka asnjë produkt në treg dhe ende vlerësohet me 514 milion dollarë humbje (në 2019). Por ajo është e para që ka nisur provat klinike për një vaksinë kandidate kundër Covid-19.

Aksionërët e saj, duke filluar me fondin e kapitaleve Flagship, drejtuesin e saj Stéphane Bancel apo laboratorin Astra-Zeneca, po fërkojnë duart: vlera e aksioneve është dyfishuar në krahasim me 6 gushtin.

Nëse rezultatet e vaksinës dalin më sukses, atëherë gjërat do jenë fantastike. Për nuk ka vend për gëzim, kompani të tjera, si gjermania CureVac ose ajo amerikane Inovio, mund të triumfojnë njëlloj.

Sidoqoftë, përballë urgjencës, Stéphane Bancel planifikon të kërkojë një autorizim të veçantë federal në vjeshtë për të siguruar vaksinën eksperimentale për personelin e kujdesit shëndetësor, pa pritur për përfundimin e zhvillimit klinik.

ZOOM

Telekomunikim

Rritja: + 122% për tre muaj

Vendi: SHBA

Të ardhura 2019: 330 milion dollarë

Krijuar: 2011

Drejtues: Eric Yuan

Bumi i telekomunikacionit i imponuar nga pandemia, bëri që biznesi i videokonferencave, të gjendej i bombarduar që në fillimi i marsit. ZOOM e pa veten në renditjen e 500 pasurive më të mëdha në botë  të Bloomberg, në vendin e 274-t.

Suksesi në rritje i këtij shërbimi të lirë dhe të lehtë për t’u përdorur, si për bizneset e vogla dhe të mëdha, por edhe për studentët, i ka rritur asetet neto të kësaj kompanie të re me 2 miliardë dollarë.

E prezantuar në tregun e aksioneve në prill 2019 me 36 dollarë, aksioni ka patur një ngjitje të zjarrtë. Që nga 27 janari, vlera është dyfishuar. Eric Yuan që bëri një emër në Silicon Valley me WebEx, një kompani video konferencash që ia ‘shiti mirë’ Cisco-s në 2007.

I kapur shpejt nga virusi sipërmarrës, inxhinieri përfitoi për të krijuar Zoom. Ideja i erdhi gjatë një prej udhëtimeve dhjetë orëshe që duhej të bënte për t’iu bashkuar të dashurës së tij.

ALPHA PRO TECH

E specializuar për prodhimin e maskave

Rritja: + 288% në tre muaj

Vendi: Kanada

Të ardhura në 2019: 46,7 milionë dollarë

Krijuar: 1983

Drejtues: Lloyd Hoffman

Mbrojtja e vetes por edhe të të tjerëve kërkon larje të rregullt të duarve, por edhe maska. Alpha Pro Tech, ashtu si konkurrentët e saj nga industria e tekstilit, po punojnë shumë për të përmbushur kërkesën masive dhe urgjente.

Veçanërisht porositë për personelin mjekësor dhe të sëmurët. Linja të reja prodhimi të fabrikës Alpha Pro Tech u shtuan në Salt Lake City. Miratuar nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, maska N-95 filtron grimcat e ndotësve të ajrit deri në 95%. Midis 27 janarit dhe 27 shkurtit porositë u rritën me 60% (22.6 milion dollarë).

Dhe në produktin e tij bazë, kompania ka grumbulluar tashmë në dy muaj ekuivalentin e qarkullimit të një viti. Parashikimi flet për një vit të shkëlqyeshëm në 2020! I kujdesshëm, CEO Lloyd Hoffman, po ndjek të gjithë zhvillimet e tregut për të përfituar sa më shumë nga kjo situatë e rrallë për kompaninë e tij.

UBISOFT

Video-lojra

Rritja: +11% në tre muaj

Vendi: Francë

Të ardhura në 2019: 1,8 miliard euro

Krijuar: 1996

Drejtues: Yves Guillemot

Pak grupe franceze aktualisht lundrojnë në bursa; Ubisoft është njëri prej tyre. Nuk është për t’u habitur që video lojërat janë kaq tërheqëse në kohën e bllokimeve.

Pas një viti zhgënjyes për krijuesin e Assassin’s Creed: në fund të tetorit, krijuesit u desh të rishikojë objektivat për vitin financiar 2019-20. Faji ishte i rezultateve zhgënjyese në lojërat e fundit (Ghost Recon Breakpoint, The Division) dhe shtyrjen e lëshimit të produkteve të reja (Gods & Monsters, Rainboë Six Quarantine dhe Watch Dogs Legion).

Por krijuesi i tretë në botë, pas American Electronic Arts and Activision Blizzard, ka atë që duhet për të mbajtur tifozët e vet të papunë, lojën Rainboë Six Siege me më shumë se 55 milion lojtarë të regjistruar.

 

BLUE APRON

Ushqime

Rritja: +79% në tre muaj

Vendi: SHBA

Të ardhura në 2019: 454 milionë dollarë

Krijuar: 2012

Drejtuese: Linda Findley Kozlowski

Kompanitë e ofrimit të ushqimit janë në rritje në të gjithë botën. Dhe kriza e koronavirusit ka tendencë t’i favorizojë ata, edhe pse në disa vende kushtet e përgatitjes dhe ofrimit janë bërë më të vështira.

Marka britanike Domino’s Pizza ka pezulluar aktivitetet e saj,  në Francë Deliveroo ose Uber Eats janë kufizuar vetëm në një rrjet të vogël porosishë. Përtej Atlantikut, disa marka po rriten në javët e fundit.

Blue Apron, lideri amerikan në shpërndarjen e vakteve me shporta, krijuar në 2012 dhe listuar në bursë pesë vjet më vonë, pati në 2019 një vit të vështirë, ku drejtoreshës Linda Findley Kozloëski iu desh të bëjë shkurtime.

Por këto tre muaj kompania nga Nju Jorku është kthyer në rritje të fortë. Koncepti i sai i biznesit, është vërtetë pak më ndryshe, ofrimi i vakteve jo në enë me ushqime të gatshme por shporta me produktet nga fermerët dhe artizanët bashkë me recetet për ti gatuar. Kush e tha që amerikanët nuk dinë të shijojnë pjata të tjera përveç burgerave dhe picave!?

UV GERMI

Kompani kimike (solucion për pastrim ajri)

Rritja: +194% në tre muaj

Vendi: Francë

Të ardhura në 2019: 6,2 milion euro

Krijuar: 2010

Drejtues: André Bordas

André Bordas e filloi në pompat e ujit para se të interesohej për trajtimin me spërkatje të serrave bujqësore, më pas të specializohej në pastrimin e ujit të pishinave.

Por aktualisht pajisja e cila është subjekt i shumë porosive, nga individë dhe komunitete, përballë krizës koronavirus, është pastruesi i ajrit i zhvilluar që në kohën e virusit H1N1, në 2009. Ai e njohu rritjen edhe më parë.

Teknologjia e tij u ka interesuar prodhuesve të avionëve në pastrimin e ajrit të kabinës dhe autoritetet në Rijad, Arabia Saudite për stacionet e tyre të autobusëve.

UV Germi ka një degë në Dubai sepse, sipas shefit të saj, “i gjithë Lindja e Mesme e ka subjekt me trajtimin e ujit dhe ajrit”. Për të siguruar zhvillimin e saj, kompania u bë publike në vitin 2017.

Ajo ka hedhur 6 milion euro në kërkime. Tashmë kërkesat në kushtet e reja nuk mund të përballen më me vetëm 48 punonjës që kishte kompania dikur.

GILEAD

Bioteknologji (trajtime antivirale)

Rritja: + 17% në tre muaj

Vendi: SHBA

Të ardhura në 2019: 22,4 miliard dollarë

Krijuar: 1987

Drejtues: Daniel O’Day

Fillimisht e zhvilluar kundër Ebolës, antivirali nga Gilead tregoi rezultate inkurajuese për koronaviruset. Është një nga molekulat e pakta të identifikuara shpejt si një rrugë serioze për trajtim.

Edhe para përfundimit të provave klinike, kompania e specializuar për virologji (SIDA, hepatiti C), megjithatë, shkaktoi polemika kur njoftoi se kishte marrë statusin e privilegjuar të ilaçit për këtë molekulë nga FDA.

A nuk mjaftonte ekskluziviteti prej shtatë vitesh në treg dhe çmimi i tij. Zakonisht i rezervuar për sëmundje të rralla, ky status vështirë se e pwrballon numrin e pacientëve potencialë pandemikë. Dhe përveç kësaj, rrezikon të kufizojë prodhimin, duke përjashtuar gjenerikët.

Konkurrentja e saj Abbott ka zgjedhur të heqë dorë nga patentat e saj në Kaletrat antivirale. Përballë kritikave, Gilead më në fund u thye dhe vendosi ta braktisë statusin e preferuar. /Les Echos

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: , ,

Pas