Aktualitet

Fati “rrenqethes” i Dritan Lelit!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:14 - 09/06/21 |
Agron Gjekmarkaj

Dritan Leli Kryetari i Bashkisë së Vlores se dyti i emeruar jo me zgjedhje, po kalon ditë të trazuara plot dallgë nga ato që rrahin në Karaburun! Thonë që vite me parë ishte mjek (ndoshta jo i keq) por Koçua aso kohe eminenca gri e “Atit” të Rilindjes futi duart në anonimitet dhe e zgjodhi për të qeverisur qytetin e Flamurit!






Të perzgjedhesh në anonimitet tashmë nuk është faj por traditë e politikes dhe kjo dihet pse! Për ta patur ushtar e qehaja në çdo vakt e cep të nevojes, deshires e hallit ! Koçua dhe “Ati” i Rilindjes një ditë u zunë në lartesinë e mendimeve të medha dhe i pari e hengri iku nga politika!!


Leli pa u ndjerë shkoi pas “Atit” dhe jo “bamiresit” të tradhetuar tre here para se gjeli të kendonte, se keshtu e lypin keto punë!! Sapo kaloi mjegullen mori emerimin e dyte dhe si nxenes i dalluar e i zellshem degjonte vizionet e Liderit ndanë lungomares se si Vlora do dilte ne Selamet, buzeqeshte embel e pa tepri por me perunjesi të admirueshme duke cimbisur mjekrren here pas here nga hareja!







Ec e ec ditet kalonin dhe Lelua i cili nuk e tepronte me fjalë dhe nuk rëndej shumë në media me gjuhë tipike propagande diku u zu me Damo qerratanë dhe Damua tha o ay o unë! Se Damua inatin e ka zjarr!




Djemtë plangeprishes e vunë në veshtersi “Atin”, e lanë nja dy ditë pa gjumë, dha e mori ti pajtonte po Damua kockë e fortë se të tillë e kishte bërë historia e ketyre tetë vite jallane por të bereqtshme dhe kembengulte o unë o Lelo jeziti !!!



“Ati” me bujarinë që e karakterizon, me shpirtin det dhe mendjen qiqerr dha verdiktin: Lelua tha të shporret nga Bashkia dhe të behet deputet i bindur që Dritani do i puthte kembet per këtë ylyfe të re dhe do i falej ymrit të tij! Ndodhi hataja!
Lelua u bë me trim se Zigur Leli dhe nuk e pranoi për qamet oferten!! Damua i hakerryer mbet si daci në govixh dhe i zukaste shefit, “s’kam hallin tim se çfarë jam unë, një hu, një gllë , një hiç, por në duart e tu flori behem, por tëndin se të prishi gjederin lamashi”!

“Ati” nuk u besonte lajmesve, i zbonte një nga një derisa në portë të perzhitura nga dhimbja që po e derdhnin në Surrel u shfaqen Mamica dhe Kumbarushja! Ato thjeshtë qanin, nduknin floket, çirrnin faqet dhe leshonin vikama që me ta kepute shpirtin!! Në Surrel zija e vaji eklipsuan diellin.

Në fund Mamica permes gugatjeve foli, “ai i mallkuari qe e kaloftë jeten në ferr e hapsana ka guxuar të thyeje zemren tende të dlirtë e plot miresi”! Suspancë, heshtje, tmerr o Zot ! Kumbarushja e pasigurtë në duhej të yshtej me tej belbezoi “imzot bëje shembull, gjykimi yt rafte si rrufe mbi të paudhin dhe dritë u bëftë për njerzimin, Vloren dhe ne mekataret” !!

“Ati” nuk foli asnjë fjale por me solemnitet tragjik u ktheu shpinen pellumbeshave lajmetare qe gjithmone i sillnin jehe gezimi por kesaj here jo!!! Shtrengatë e moqavë filloi të binte mbi supet e brishta të Lelit të ngratë! E perjashtun nga partia pa çak pa bam!

Të vdekurit e bashkisë” tha Lideri e kaq mjaftoi që flete rrufetë të binin mbi të si bresher! Garë e madhe për ti treguar shefit dashuri e besnikeri!! Fatja nxorri penelin dhe boja vuuu! Një tjeter deputete e Vlores e mallkoi me kuç e maç!

Por Lelua është futur në qoshe të ringut dhe ha grushtë nga të gjitha anet por ende në nivel lokal !! Të gjithë duan ti tregojnë “Atit” teksa ai bën sehir me avashllek sesi e blujanë armikun që i thyeu xhanin, xhan e çfarë xhani ku rri pritmi i vatanit!
Diten kur të dalë Elisa ngarkuar me zymtesi, brymë e thithetimë do jëtë gjyqi i fundit për Dritan Lelin! E pret shkarkimi, ndonje hetim nga SPAK, ndonjë arrestim si Fullanin kushedi! Ditë të keqia priten!

Lelua nuk duhet të bëje gabimin e Diteziut që tani ha thonjtë me dhembe rrugeve nga marazi, nuk kerkoi falje me leter të redaktuar nga Kumbarushja, por të bëjë atë dhe valixhet bashkë me zahirete që ka vënë menjane me kembengulje milingone dhe të ike larg sa me larg në pendese e rrenqethje të merituar se ka refuzuar deshiren e Baba Dovletit që sytë i plaçin!!
Shqiperia moderne i perbuz gabime të tilla!

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas